Lidhu me ne

Aktualitet

Analisti që parashikoi koalicionin PS-PD: Ja pse i duhet vendit

Më shumë se një muaj përpara se të arrihej një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dikush e kishte parashikuar diçka të tillë.
Ndërkohë që analistët ishin përfshirë në debate të ethshme dhe të egra, Mentor Nazarko shkruante se vendit i duhet një koalicion PS-PD si zgjidhje afatgjatë.
Në dy shkrime të publikuar më 11 dhe 12 prill në portalin e tij, Konica.al, ai analizonte nevojën e një koalicioni PS-PD.
“Qeveria me bazë të gjerë do të zgjidhte njëherësh disa probleme.
Nga pikëpamja elektorale do krijonte dinamika të reja. LSI si parti që ka në emërtim, integrimin do duhej të përfshihej në të, por nëse jo, do kishte mundësinë të bënte opozitën. Do merrte fund loja e të tretit me dy të parët, do ndryshohej Kodi zgjedhor, do krijoheshin garanci për hyrjen në lojë të partive të reja, etj, etj. Sipas ligjeve të ekuilibrit, vendi nuk do mbetej pa opozitë.
Do të votohej vetingu menjëherë. Pra do të realizohej kushti i parë i çeljes së negociatave në verë. Pushteti i drejtësisë do të fitonte frymëmarrje tjetër dhe do të ndihej më i pavarur nëse pushteti politik do ishte dy ngjyrësh. Mbase do duhej të bëhej njëlloj aministie, për të qetësuar ato individë që ndihen të kërcënuar.
Do të miratoheshin me shpejtësi ligjet e integrimit sipas modelit kroat.
Do ndalonin shumë gryka zjarri të palëve kundër njera tjetrës, me lajme të rrejshme, sulme, etj, etj. Do humbte kuptimi i disa mediave, i disa lloj analizave, i disa lloj analistëve, etj, etj.
Klima politike do të qetësohej shumë, dhe nëse do të acarohej më vonë mbase do të ndodhte me standarte të tjera. Më të larta.
Klima për investime do të ishte shumë më e mirë. Qoftë për investime të brendshme, qoftë për ato të jashtme. Do çliroheshin energji pozitive të reja, e keqja do kishte më pak hapësirë. E kaluara do shihej me sy të përafruar, por dhe e ardhmja gjithashtu. Dy partitë përfaqësojnë njëherësh dy kampe  armiqësore me prejardhje historike. Do i vendoseshin kapakë të rëndë historisë, në emër të projektimit të së ardhmes,” shkruan Nazarko.
Lexoni më poshtë dy shkrimet e tij të plota:

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix13 orë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix13 orë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix13 orë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix13 orë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar14 orë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet16 orë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore16 orë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet2 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook