Kjo pije verore e përsosur nuk bëhet kurrë e mërzitshme, edhe pse gjithmonë mund t’i mbani gjërat e freskëta duke shtuar frutat tuaja të preferuara për një larmi ngjyrash dhe aromash. Si pija e preferuar e fëmijëve dhe të rriturve, kjo recetë nuk mund të jetë me e lehtë për t’u realizuar: limon i freskët, sheqer dhe ujë të ftohtë.
Ingridientët:
1 gotë e 1/2 sheqer
1/2 filxhan ujë të zier
1 lugë limoni të grirë
1 gotë e 1/2 lëng limoni të freskët (8 limona të mëdhenj)
5 gota uji
Si ta bëni?
Përziej së bashku 1 gotë e ½ sheqer dhe ½ filxhan ujë të zier derisa sheqeri të shpërbëhet.
Më pas shto lëkurën e limonit, lëngun e tij dhe 5 gotat e ujit duke i përzier bashkë. Si përfundim tundi të gjithë ingridientët bashkë dhe shërbejeni me akull dhe me feta limoni brenda që të ndjeni freskinë. Ju bëftë mirë!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu