Numri i aksidenteve rrugore ka pësuar një rënie me 14.8% në muajin prill, krahasuar me prillin e vitit që shkoi. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, me rënie është edhe numri i aksidenteve në katërmujorin e parë të këtij viti, me 59 aksidente më pak ose, me një ulje prej 9.9% karahasuar me 2016.
E rëndësishme është se rënia e numrit të aksidenteve është shoqëruar edhe me ulje të numrit të viktimave. Në prill ka patur 5 të vdekur më pak se në prillin e 2016, ndërsa si katërmujor janë 27 jetë të humbura më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu