Lidhu me ne

Radar

Fobitë më të çuditshme  

 

Të gjithë njerëzit kanë fobi nga diçka dhe studiuesit mundohen t’i vënë emrin çdo lloji të frikës që ekziston në botë. Por disa fobi që njerëzit kanë, janë shumë të çuditshme dhe absurde sa që rrallë mund të dëgjosh për to.
– Ablutophobia, fobia e të bërit dush
Kjo është frika nga të bërit dush dhe pastrimit. Shfaqet në fëmijëri, kur të vegjlit kanë frikë nga uji dhe shampo që hyn në sy. Është interesante, se kjo shfaqet më shumë tek vajzat se tek djemtë.
– Borophobia, frika nga graviteti
Ka dy lloje personash, që vuajnë nga kjo gjendje. Te parët janë ata që mendojnë se graviteti mund t’i mbysë duke i shtypur, si dhe grupi tjetër që mendojnë se graviteti mund të zhduket, duke i lënë të shkëputur nga toka.
– Cherophobia, frika nga lumturia
Kjo frikë prek zakonisht njerëzit që kanë përjetuar një gëzim, por më pas janë mërzitur shumë dhe janë dëshpëruar. Tek ata, ndjenja e lumturisë është e shkurtër dhe e frikshme, meqë mendojnë se menjëherë mund të vijnë momente dëshpërimi.
– Gephyrophobia, frika nga urat
Ata që vuajnë nga kjo gjendje, i evitojnë kalimet nëpër ura, duke bërë xhiro të mëdha, vetëm që të mos bien në kontakt me kalimin nëpër këto struktura. Shumica e tyre frikësohen, se mos ura shembet ndërsa ata kalojnë, por ka të tillë që mendojë se mund të rrëzohen papritmas nga ura.
– Globophobia, frika nga tullumbacët
Frika nga tullumbacët ndahet në dy grupe, tek ata që nuk i duan tullumbacët, sepse nuk ju pëlqen dhe të tjerët që frikësohen nga krisma që lëshon kur plas. Këta njerëz i evitojnë organizimet e ndryshme, ku ka tullumbacë.
– Koumpounophobia, frika nga butonat
Është fobi e rrallë, por ekziston. Ata që vuajnë nga kjo gjendje, kanë frikë nga butonat në pajisjet teknologjike, dhe jo vetëm. Nuk dihet se si shkaktohet kjo fobi, por zhvillimi i hovshëm i teknologjisë, besohet të jetë shkaktar. Ka të tillë që frikësohen nga butonat, pasi si fëmijë e kanë gëlltitur ndonjë kopsë.
– Turophobia, frika nga djathi
Kjo mund të jetë frika më e çuditshme që ekziston, meqë djathi është gjithkund afër nesh dhe nuk përbën ndonjë rrezik. Megjithatë, ka të tillë që i frikëson djathi. Madje, sipas atyre që e vuajnë këtë fobi, nuk guxojnë as ta shikojnë në dyqan, e as që bëhet fjalë t’ju vihet në tavolinë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook