Lidhu me ne

Temporal

Turqia që nuk po e njoh dot më !

Related image

Nga Fethullah Gylen*

Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerkës dhe Turqisë do të takohen të martën në Shtëpinë e Bardhë, dhe udhëheqësi i vendit mikëpritës ku banoj prej gati dy dekadash, do të zhvillojë një takim “tet a tet” me udhëheqësin e atdheut tim. Të dy vendet përballen me sfida të rëndësishme; luftën kundër Shtetit Islamik, të ardhmen e Sirisë dhe krizën e refugjatëve.
Turqia që dikur njihja, ishte një vend frymëzues dhe shprese në rrugën dhe përpjekjet e saj për konsolidimin e demokracisë dhe një formë e moderuar e sekularizmit (laicizmit). Por, tashmë është nën sundimin e një presidenti, i cili po përdor të gjitha mënyrat e mundshme për të mbledhur rreth vetes të gjitha pushtetet dhe për të nënshtruar të gjithë disidentët.
Perëndimit duhet ta ndihmojëTurqinë me të gjitha mënyrat që të rikthehet në rrugën e proceseve demokratike. Takimi i së martës ndërmjet dy presidentëve, dhe takimi i NATO-s që do të zhvillohet javën e ardhshme, duhet të shërbejnë dhe të përdoren si një mundësi për të avancuar në këtë drejtim.
Që pas 15 korrikut, pas tentativës së grushtit të shtetit, të cilën e kam dënuar menjëherë, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajjip Erdogan ka persekutuar sistematikisht njerëz të pafajshëm – janë arrestuar, burgosur, pushuar nga puna dhe u është shkatërruar jeta më shumëse 300 mijë shtetasve turq, qofshin ata kurdë, alevi, sekularistë, akademikë apo pjesëtarë të lëvizjes “Hizmet”, lëvizjen paqësore humanitare, pjesë e të cilës jam dhe unë.
Menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit, kam dënuar ashpër këtë përpjekje dhe kam mohuar kategorikisht çdo përfshirje në këtë tentativë. Dhe mbi të gjitha, në deklaratat e mia jam shprehur prerazi se kushdo që ka marrë pjesë në këtë puç, ka tradhëtuar idealet e mia. Megjithatë, pa asnjë dëshmi dhe provë, z. Erdogan menjëherë më akuzoi për orkestrimin e saj nga rreth 5 mijë milje larg atdheut tim.
Të nesërmen, qeveria publikoi menjëherë listat e mijëra individëve, të cilët i lidhnin me Hizmetin – me të vetmin arsyetim se kishin një llogari bankare, mësonin në një shkollë të lëvizjes, apo ishin gazetare të një gazete – dhe të gjitha këto i argumentonin si krim dhe për rrjedhojë nisën të shkatërronin jetët e tyre. Listat e publikuara nga qeveria përfshinin njerëz që kishin muaj që kishin vdekur dhe persona që kishin shërbyer në selinë qendrore evropiane të NATO-s në atë kohë. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë raportuar rrëmbime të shumta, dhe përveç këtyre dhe raste të përdorimit të torturës dhe shumë raste të vdekjeve në qelitë e paraburgimit. Qeveria po ndjek njerëzit e pafajshëm kudo jashtë Turqisë, duke i bërë presion Malajzisë për shembull, për të deportuar tre simpatizantë të lëvizjes Hizmet, siç ndodhi javën e kaluar, përfshirë dhe një drejtor shkolle që jeton në Malajzi prej më shumë se një dekade, për t’i burgosur dhe torturuar në qelitë e paraburgimit.
Në prill, presidenti arriti një fitore të ngushtë në referendumin për ndryshimet kushtetuese – mes akuzave për manipulim të votave – të cilat i hapin rrugën një “presidencë ekzekutive” me pushtet të pakontrolluar, e cila i mundëson atij kontrollin e plot mbi të tre pushtetet. Në fakt, përmes spastrimeve dhe korrupsionit, shumica e kësaj fuqie tashmë ishte në duart e tij. Nuk mund ta fsheh frikën që kam për të ardhmen e popullit tim turk, në kushtet kur vendi është futur në një fazë të re autoritarizmi.
E gjithë kjo nuk filloi kështu. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) fitoi zgjedhjet e parlamentare të vitit 2002, duke premtuar reforma demokratike dhe duke ndjekur një axhendë pro anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Por, me kalimin e kohës, Erdogan u bë gjithnjë e më intolerant ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Ai ndihmoi dhe lehtësoi transferimin e shumë mediave tek miqtë e tij, duke përdorur agjencitë rregullatore qeveritare. Në qershor të vitit 2013, ai shtypi protestat popullore të Parkut Gezi. Në dhjetor të po atij viti, kur anëtarët e kabinetit të tij, rezultonin të implikuar në një hetim masiv korrupsioni dhe rryshfeti, ai u kundërpërgjigj duke nënshtruar gjyqësorin dhe mediat. Gjendja e jashtëzakonshme “e përkohshme” e shpallur pas 15 korrikut të vitit të kaluar është ende në fuqi. Sipas Amnesty International, një e treta e të gjithë gazetarëve të burgosur në botë janë në burgjet e Turqisë.
Persekutimi i Erdoganit ndaj popullit e tij nuk është thjesht një çështje e brendshme. Përndjekja e vazhdueshme e shoqërisë civile, gazetarëve, akademikëve dhe kurdëve në Turqi, kërcënon stabilitetin afatgjatë të vendit. Populli turk tashmë është shumë i polarizuar nën regjimin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Një Turqi nën një regjim diktatorial, që strehon radikalët e dhunshëm dhe që shtyn qytetarët e saj kurdë në dëshpërim, do të ishte një makth për sigurinë e Lindjes së Mesme.
Populli turk ka nevojë për mbështetjen e aleatëve të tyre evropianë dhe Shteteve të Bashkuara për të rivendosur demokracinë në vendin e tyre. Turqia zhvilloi zgjedhjet e shumëpartiake në vitin 1950 për t’u anëtarësuar më pas në NATO. Si një kusht i rëndësishëm për të gjithë anëtarët e alaenacës, NATO mund dhe duhet të kërkojë që Turqia të respektojë angazhimin e saj ndaj normave demokratike të aleancës.
Dy janë hapat dhe masat e rëndësishme për të shmangur regresin e demokracisë në Turqi.
E para, një kushtetutë e re civile, e cila duhet të hartohet përmes një procesi demokratik që përfshin kontributin e të gjitha segmenteve të shoqërisë dhe që duhet të jetë në një nivel me normat ligjore dhe humanitare ndërkombëtare, duke nxjerrë mësime nga suksesi i demokracive afatgjata të Perëndimit.
Së dyti, duhet të zhvillohet një planprogram shkollor që thekson vlerat demokratike dhe pluraliste dhe inkurajon mendimin kritik. Secili student duhet të mësojë rëndësinë e balancimit të kompetencave shtetërore me të drejtat individuale, ndarjen e pushteteve, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e shtypit, rreziqet e nacionalizmit ekstrem, politizimit të fesë dhe përnderimin e shtetit ose të një lideri.
Megjithatë, para përmbushjes së këtyre angazhimeve, qeveria turke duhet të ndalë represionin ndaj popullit të saj dhe të rikthehet respektimit të të drejtave të individëve, të cilët janë dëmtuar padrejtësisht nga Erdogani në kushtet e mungesës së një proces gjyqësor.
Ndoshta s’do të jetoj aq gjatë për të parë Turqinë të bëhet një demokraci shembullore, por lutem që autoritarizmi të mund të ndalet para se të jetë tepër vonë.
“Washington Post”
*Fethullah Gylen është studiues, predikues dhe avokat për të drejtat e njeriut.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook