Lidhu me ne

Aktualitet

PS nuk heq dorë nga 18 qershori

 

Pas deklaratës së Koalicionit Opozitar që pranoi publikisht se ka pranuar paketën McAllister për zgjidhjen e krizës politike, ka reaguar Partia Socialiste.
Deklarata e Partisë Socialiste:
Partia Socialiste shpreh keqardhjen për abuzimet mediatike të të ashtuquajturit koalicion opozitar, me një proces shumë serioz dhe delikat përpjekjesh për ta kthyer Partinë Demokratike në rrugën e arsyes.
Angazhimi në këto përpjekje edhe i partnereve strategjikë amerikanë, pas ezaurimit të të gjitha përpjekjeve të miqve e partnerëve europianë të Shqipërisë (dhe të vetë Partisë Demokratike), është mirëpritur dhe konsiderohet prej nesh si mundësia e fundit për Partinë Demokratike për të hequr dorë nga shantazhet e rrugës dhe për t’u kthyer në rrugën e garës demokratike.
Partia Socialiste e mbështet fuqimisht këtë përpjekje të fundit dhe do të presë me durim, duke shpresuar deri në sekondën e rëniës së gongut të fushatës zyrtare, për një rezultat pozitiv në funksion të përfshirjes së PD-së në zgjedhje. Për Partinë Socialiste, rezultat pozitiv do të thotë garanci si asnjëherë për opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, në respekt të Kushtetutës, ligjit, interesit të qytetarëve shqiptarë dhe sugjerimeve dashamirëse të partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Filozofia e Partisë Socialiste, e mishëruar në programin e në betejën e përditshme të qeverisë sonë për të bërë shtet, nuk përjashton askënd dhe për asnjë arsye. Rregullat e bashkëjetesës demokratike, nuk vlejnë vetëm për qytetarët, po edhe për partitë politike. Asnjë parti politike dhe as të gjitha partitë politike së bashku, nuk mund të pretendojnë as të dalin mbi këto rregulla, e as të bëjnë pazare me këto rregulla. Përkundrazi, Partia Socialiste beson, se duhet të jetë forca e shembullit në përpjekjen për të bërë shtet dhe jo shembulli i forcës që thyen rregullat që asnjë qytetari nuk i lejohet të thyejë.
Shqipëria Europiane për Partinë Socialiste nuk është slogan, po një shtet dinjitoz, ku askush nuk është mbi Kushtetutën dhe ligjin.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook