Turqi, arrestohet kryeredaktori i gazetës kritike me Erdogan
Redaktori i faqes së internetit të gazetës turke “Xhumhuriet”, Oguz Gjyven, dje zyrtarisht është arrestuar, pasi që javën e kaluar ishte mbajtur në paraburgim.
Gjyven është njëri prej 13 anëtarëve të redaksisë së “Xhumhuriet”, të cilët përfunduan prapa grilave nën akuza për lidhshmëri me terrorizmin.
Kjo gazetë shpesh është kritike ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe Qeverisë së tij, ndërsa ish-redaktori i gazetës, Kan Dyndar jeton në ekzil në Europë.
Në burgjet turke ndodhen 145 gazetarë, mes të cilëve edhe korrespondenti gjerman, Denis Juçel.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu