Një studim nga disa shkencëtarë ka zbuluar se kokteilet që përmbajnë pije energjike, i japin njerëzve përshtypjen se janë më të dehur se sa janë në të vërtetë. Kur dikush pororsit një pije e cila përveç alkoolit përmban edhe pije energjike, do të ndihet sikur efekti i saj në organizëm është më i fortë se nga ndonjë pije tjetër.
Studimi u krye duke marrë në shqyrtim 154 meshkuj të cilët deklaruan të ishin pijedashës. Një pjese prej tyre iu kërkua të pinin kokteile me pije energjike, ndërsa të tjerëve pije të tjera. Kur iu kërkua të kryenin disa punë të caktuara, u vu re se personat që kishin pirë kokteile me pije energjike, ndiheshin më të dehur dhe me më shumë vetëbesim.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu