Kryesore
Iu janë hequr dekoratat Enver Hoxhës dhe Nexhmijes?
Drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka publikuar në profilin e tij në Facebook dekretin e ish Presidentit Sali Berisha ku thuhet se Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhës dhe gjashtë ish zyrtarëve të lartë të regjimit komunist, iu janë hequr të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit që kanë marrë që nga 13 shkurti 1995.
Në dekret thuhet se ish zyrtarëve të lartë të regjimit iu hiqen dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të genocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu