Lidhu me ne

Kioske

12 shtëpitë më të mrekullueshme në pemë (galeri)

Shtëpia eko-miqësore në Danimarkë është e ndërtuar nga një student i arkitekturës, i quajtur Konrad Wojcik. Kjo strehë siguron mbrojtje nga grabitqarët dhe nga moti i keq.

Shtëpia mbi pemë pranë liqenit Muskoka, Kanada. Aty mund të akomodohet një familje e tërë. Arkitektët e kanë lidhur me litarë të qëndrueshëm çeliku.

Shtëpia në pyjet e Tennessee, SHBA. Shtëpia është më shumë se 50 vjeçare dhe 90% e saj është prej druri.

Kasollet e 7 shtegtarëve, Kolumbia Britanike. Këto tre ndërtesa janë ndër më të lartat mbi pemë në botë. Aty mungon energjia elektrike por janë të përshtatshme për banim.

Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të jetoni mes zogjve, atëherë kjo shtëpi është ideale për ju. Ky habitat i frymëzuar nga foletë e zogjve synon që njerëzit dhe zogjtë të jetojnë krah për krah. Hapësira e brendshme është e ndarë në dy pjesë nga një mur qelqi, i cili lejon banorët të shohin zogjtë e egër duke përdorur shtëpinë si një fole të përkohshme.

Një monument për kujtimet e bukura, Belgjikë. Kjo shtëpi është projektuar nga Benjamin Verdonck për festivalin e dizajnit lokal në Belgjikë. Ajo është vendosur në oborrin e shtëpisë së pleqve në Ghent. Është projektuar të duket si pjesë e objektit dhe t’u kujtojë të moshuarve fëmijërinë e tyre.

Kubi prej pasqyre, Suedi. Kjo ndërtesë e kubike, e projektuar nga Tham & Videgard Mirror, është një nga hotelet më abstrakte në botë. Pasqyrat në muret e jashtme e bëjnë të padukshme në pyll, duke lejuar vizitorët të jenë një pjesë e natyrshme e jetës së egër.

Shtëpia e anijes kozmike, Suedi. Kjo shtëpi duket si një anije kozmike e huaj që ka bërë një ulje emergjente në pyll. Në realitet, kjo është një nga projektet më inovative arkitekturore të kohës sonë.

Foleja në pemë e njeriut, Suedi. Kjo fole gjigante ndodhet midis pemëve të një pylli suedez. Pjesa e brendshme është kopja e përsosur e një foleje zogu, dhe është një dhomë moderne plotësisht e pajisur për të kaluar kohën e mirë dhe për të dëgjuar zogjtë.

Restorant në një pemë, Zelanda e Re. Restoranti “Yellow Treehouse” ndodhet në Auckland. Ajo mund të strehojë deri në 18 vizitorë, plus kuzhinierë dhe kamerierë, dhe padyshim është një nga restorantet më të pazakonta dhe të bukura në botë.

Shtëpia mbi pemë HemLoft, Kanada. HemLoft është një shtëpi në pemë prej druri ku mund të largoheni nga zhurma e jetës së përditshme. Kjo banesë e pazakontë eko-miqësore ndodhet në veri të pyllit të Whistler, Kanada. Është e mirë për një person të vetëm ose për një çift.

Një shtëpi mes lulëzimit, Japoni. Kjo shtëpi e mahnitshme e pemës është projektuar nga Terunobu Fujimori dhe është ndërtuar në një kopsht qershie. Ejani në pranverë, vendosuni ne një vend pranë dritares dhe provoni çajin më të mirë ndërsa mrekulloheni me peizazhin e këndshëm.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Temporal8 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix8 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar9 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix9 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix9 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar9 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar9 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar9 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar10 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore10 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Facebook