Vetëm një ditë pasi bëri betimin si president i ri i Francës, Emmanuel Macron udhëton drejt Gjermanisë. Në Berlin, vizita e politikanit që frenoi vrullin e Marine Le Pen, pritet me interes të madh.
Në mënyrë të vazhdueshme gjatë fushatës presidenciale, 39-vjeçari e kishte vënë theksin tek ai që “Deutsche Welle” e përshkruan si motori gjermano-francez për Europën.
Axhendën e takimit me Merkel do ta mbizotërojnë një sërë projektesh të destinuara t’i japin bllokut një shtysë të re.
Kancelarja ishte ndër të parët udhëheqës të huaj që e telefonoi Macron për t’i uruar fitoren dhe për të kërkuar ndihmën e tij për vënien në lëvizje të mekanizmit europian që tani gjendet në vështirësi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu