Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën e tensionuar politike të krijuar në vend prej muajsh.
Në një analizë të fundit, Zheji zbulon dhe kryeministrin e vendit në katër vitet e ardhshme.
Ai shkruan se Edi Rama do të marrë një mandat të dytë, ku di të shfaqet më shpërfillës dhe akoma më i fortë.
“Në mandatin e vet të dytë, kryeministri i mandatit të parë, do të jetë akoma më shpërfillës dhe akoma më i fortë dhe do të ketë plus një eksperiencë edhe më të madhe, duke vijuar më tej në grumbullimin e pushteteve të mëtejshme.
Duke filluar nga njera anë një fushatë blerjesh dhe nga na tjetër një fushatë ndëshkimesh, ndaj të pabindurve, ndaj të panënshtruarve apo ndaj atyre që e kanë “tepruar zullumin” me kryeshefin… Sidoqoftë rezultate zgjedhore të Koalicionit të drejtuar nga PD dhe të LSI, do të ruajnë forcën e tyre përcaktuese, në përmbajtjen ose jo, të prirjes shpërfillëse dhe autoritariste të qeverisë së ardhshme Rama2”, shkruan Zheji
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu