Lidhu me ne

Kryesore

A mundet PD-ja të mbajë jashtë zgjedhjeve 600 mijë votues?

Vizita e sotme zyrtarit amerikan Yee në Tiranë mund të cilëoshet si pika vendimtare për skenarin e mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 18 qershorit të Partisë Demokratike. Mjafton vetëm ky fakt për të kuptuar se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, edhe pse ato mund të mos kenë ndonjë ndikim të jashtëzakonshëm në një vend të mësuar me të papritura. Yee thuhet se do të bëjë një përpjekje të radhës për të bindur PD-në të hyjë në zgjedhje, në kushtet kur ajo kërkon largimin e kryeministrit. Në një vend tjetër sondazhet dhe besueshmëria e tyre do të kishin zhbërë këtë strategji, por sa kohë nuk e kemi këtë mundësi, do marrë në analizë opsioni i mbetur për PD-në. Duke marrë në analizë të thjeshtë opsionin që PD-ja dhe aleatët e saj nuk hyjnë në zgjedhje, në veprim hyn faktori bojkot elektoral, tanimë i detyrushëm të aplikohet në shkallë të gjerë. Kjo mund të kuptohet mirë edhe te fushata që ka nisur qeveria, kryeministri në vetë të parë për të nxitur pjesëmarrjen në zgjedhje. Pjesëmarrja është çelësi i deligjitmimit të skenarëve reciprokë politikë mes PS-së dhe PD-së, por këtu sfida në nisje është më e madhe për këtë të fundit. Që PD-ja nesër të ketë mundësi te veprojë akoma si aktor politik do të duhet që minimalisht të mbajë jashtë zgjedhjeve 528 mijë votuesit e vet të vitit 2013. Në këtë vit rotacioni koalicioni I saj mori 680 677 vota nga të cilat 44 957 i mungojnë të paktën që sot e që janë votat e PDIU-së.
Jo më kot Basha dhe Berisha këmbëngulën se në protestën e 13 majit morën pjesë 600 mijë njerëz. Janë pikërisht 600 mijët vota të 2013-ës të cilët PD-ja, lidershipi i saj pretendon se i menaxhon edhe në një lëvizje masive bojkoti. Nëse kjo ndodh, pra nëse këtë kontroll e shohim virtualisht të kryer, në zgjedhje do të marrin diku te 1 100 000 zgjedhës, nga 1 724 779 që morën pjesë në vitin 2013.
Aritmetika komplikohet disi me faktorë të tjerë. Rama dje i cilësoi zgjedhjet e 18 qershorit si strategjike për Shqipërinë duke vënë në punë edhe propagandën e rrezikshme që merr Skënderbeun dhe Ismail Qemalin si pjesë terminologjike, flamurin kuqezi e të tjera përralla patrioti. Konvertimi i zgjedhjeve në proces tifozerie është taktikë që apelon ndaj emocionit të një brezi të ri që është në paadijeni të plotë të boshatisjes së memories me kujtesë politike, të frenimit të aftësisë kritike dhe të perceptimit të politikës si bastion nacionalizmi.
Sipas burimeve zyrtare në zgjedhjet e vitit 2017 marrin pjesë edhe 135 261 votues të rinj, pra që votojnë për herë të parë. Te këta zhvillohet një garë e vërtetë brenda vetë koalicionit, por edhe një garë për t’i angazhuar ata në votime, ose jo. Siç mund të shihet PD-ja e ka detyrën e kthimit të bojkotit parlamentar në bojkot të plotë elektoral shumë të vështirë, pasi në 600 njerëz që ajo pretendon se i menaxhon ka shumë interesa. Çdo gjë mund të ndodhë, por pjesëmarrja është në fakt basti i fundit i PD-së për të luajtur diçka nesër. Përndryshe, leximi që po marketon kryeministri se PD-ja thjesht bën blllof mund të rezultojë i vërtetë, por edhe fatal për një forcë që nëse hyn në zgjedhje duke hequr dorë nga kërkesat e veta, do të merret për e dështuar, dhe nëse nuk hyn por zgjedhësit votojnë, atëherë kjo do të lexohet si braktisje totale për të mos thënë se kalimi i votës drejt partive të tjera mund të lexohej në shumë mënyra.
Bojkoti i fundit i PD-së në këtë shkallë ishte referendum I Kushtetutës më 1998, e cila kaloi me 50.57% të pjesëmarrjes së zgjedhësve. Një arrritje po të mbajmë parasysh pretendimet e kohës së PD-së, ndërkohë që krahasimi çalon disi, pasi interesi për Kushtetutën ndryshon shumë nga interesat që luhen në zgjedhje parlamanetare. Mbetet për t’u parë./Respublica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet10 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix10 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix10 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske10 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore10 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix4 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix4 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix4 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix4 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Facebook