Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis parashikon se Greqia do të bëhet një protektorat i ngjashëm me Kosovën.
“Ne do të bëhemi si Kosova. Një protektorat i administruar nga një punonjës i Bashkimit Evropian. ATM-të kanë euro, por produkti i vetëm që ato nxjerrin është njeriu i ri. Kjo është e ardhmja që tentohet me saktësi matematike në Greqi”, tha ish-ministri i Financave në një intervistë për SKAI.
“Nuk ka asnjë marrëveshje të re, por ka kapitullim të ri. Tsakalotos nuk bëri marrëveshje. Pasi u firmos në verën e vitit 2015 memorandumi, në paragrafin e parë u shkruajt se qeveria greke është e angazhuar për të rënë dakord me institucionet kreditore, duke pranuar më një farë mënyre të jetë skllave e tyre”, shtoi Varoufakis.
Ish-ministri i Financave këmbëngul se e vetmja zgjidhje për vendin është reduktimi i borxhit duke thënë se “ne i fituam zgjedhjet për shkak se Samaras nuk e mbylli dot Memorandumin e Dytë, pasi nuk mund ta bënte këtë me një borxh të paqëndrueshëm”.
Varoufakis thotë se qeveria e parë e SYRIZA-s ishte një “mundësi e artë për t’u përplasur dyshen Shable-Lagarde dhe për t’u thënë se ose do të na nxirrni jashtë eurozonës me kosto politike ose do të pranoni propozimet që ishin të pranueshme nga Merkel dhe kjo mund të bëhej me shkëmbim të borxhit ose debt swaps”, thekson ish-ministri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu