Lidhu me ne

Temporal

“Këta mund të kapërdijnë çdo gjë” (Video)

Zgjedhja e Ilir Metës president tregoi se socialistët si rracë politike mund të kapërdijnë çdo gjë. Janë të aftë të marrin formën e enës së kryetarit të radhës për të mbajtur statusin e socialistit dhe karrigen e privilegjeve që vijnë nga pas. Nëse ka një princip që i karakterizon është konformizmi për për të mbetur gjallë në këtë aspiratë interesash që ushqen militimi në këtë parti. Edhe shfaqja e Shpëtim Gjikës në krah të Edi Ramës në mitingun e kësaj partie në Selenicë provon sërish këtë tipologji që del nga një shkollë politike që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Ish-kreu i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika u vu dy herë nën akuzë për shpërdorim detyre gjatë qeverisë Rama. Vetë kryetari i partisë dhe më pas në rrjesht të tjerët u distancuan nga ish-kryebashkiaku i Vlorës që tani po pranohet me duartrokitje sërish në gjirin e partisë. Arsyeja nuk është se Gjika u pastrua dhe kaloi nga katharsisi meqë u hoq dhe Koçoja me të cilin kishte përplasje, por sepse atij iu propozua të ishte i pari në listë për Partinë Agrare Ambjentaliste të Agron Dukës. Llogaritë elektorale mesa duket prishnin punë në listën e Vlorës dhe kësisoj dyert e partisë u hapën sërish për Gjikën, i cili nuk i kurseu elozhet për kryetarin e Partisë në rastin e parë që iu dha mundësia të fliste nga një tribunë bashkë me të për Shqipërinë që duan të gjithë socialistët./Respublica.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook