Universiteti më i mirë në botë i është bashkuar institucioneve prestigjioze si “Berkeley”, dhe “Harvard” në ofrimin e mësimeve falas online.
Duke filluar nga shkurti i këtij viti, Universiteti i Oksfordit ka filluar kurset ekonomike online me titull “Nga varfëria në prosperitet: Të kuptuarit e zhvillimit ekonomik”.
Ndërkohë që ideja e të mësuarit të lirë online ka filluar të përhapet ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara , Oksfordi, i cilësuar si universiteti më i mirë i botës, ka lançuar një sërë programesh të tilla deri tani.
Ky kurs i veçantë do të jepet nga profesori i ekonomisë dhe politikave publike të Oksfordit, Paul Collier.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu