Sa duhet të peshojë çanta e shkollës që të mos u shkaktojë dëme fëmijëve
Çantat të rënda të shkollës janë, brez pas brezi, një problem shqetësues për fëmijët dhe prindërit e tyre. Mjekët bëjnë thirrje vazhdimisht t’i kushtohet kujdes mbajtjes së çantës sepse kjo çon në deformime të shtyllës kurrizore dhe lodhje të fëmijëve.
Edhe sot, në Pasdite në Top Channel, u diskutua për këtë temë dhe ortopedi i ftuar tha që pesha e çantës ka një kufi të lejuar. Ai është 10 deri në 15 për qind i peshës trupore të fëmijëve. Nëse çanta rëndon më shumë sesa 15 për qind e peshës së fëmijës, atëherë ajo është duke e dëmtuar atë.
Por nuk është vetëm pesha, edhe mënyra e mbajtjes ka shumë rëndësi, dy rripat dhe çanta duhet të jenë të puthitur mirë pas supeve sepse nëse çanta varet, qendra e peshës bie jashtë trupit dhe fëmija, duhet të përkulet përpara, veçanërisht gjatë ngjitjes së shkallëve dhe kjo e lodh atë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu