Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të nisë më 29 maj dhe të mbyllet më 9 qershor.
Për këto 10 ditë, subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje mund të zhvillojnë fushatën e tyre, përfshirë edhe tubimet dhe debatet me qytetarët dhe mediat.
“Subjektet politike të interesuara për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje nga data 11 deri më 18 maj”- njofton KQZ.
KQZ ka miratuar edhe buxhetin për zgjedhje, i cili është rreth 5 milionë euro.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu