Lidhu me ne

Kryesore

Standardet e dyfishta të shtetit me arrestimin e Kastriot Myftarajt

Standardet e dyfishta të shtetit me arrestimin e Kastriot Myftarajt

Blendi Fevziu/Opinion 
Dje në mbrëmje vonë, disa prej portaleve ende në punë njoftuan se forcat policore të antiterrorit kishin shoqëruar në komisariat, Kastriot Myftarajn, një person publik, të cilit mund t’i vendosësh më shumë se sa një epitet dhe më të cilin në thuajse 100 përqind të rasteve as unë dhe as shumë vetë nuk janë dakort. Sipas njoftimit të policisë, Myftaraj ishte ndaluar për një shkrim kundër Ambasadores së BE, Romana Vlahutin, shkrim që sipas policisë nxiste urrejtjen dhe dhunën. Nuk e kam lexuar shkrimin e Kastriot Myftarajt.
Pothuajse nuk kam lexuar asnjë shkrim të tij. Por e kam ndjerë zhurmën që përcjellin ato në publik. Një miksim paranojash, shpifjesh, sharjesh, fyerjesh, trillimesh, e herë herë edhe kërcënimesh. Di që ca vjet më parë ka botuar një libër afro 900 faqe kundër meje. I fundmi një serie shkrimesh që me siguri kanë qenë shumë më të ashpër dhe më fyes se sa ky ndaj Ambasadores Vlahutin. Por si kam dhënë asnjë rëndësi të gjitha këtyre. Nuk i kam marrë kurrë seriozisht, por sot më duhet të them se ndalimin e tij nga policia e kam marrë dhe e konsideroj shumë serioz. Jo se më dhimbset Myftaraj, as se e vleresoj atë. Por se ndalimi i tij dëshmon se ligji është selektiv dhe pikërisht për këtë arsye i padrejtë dhe i paaftë të krijojë drejtësi. Ka dy arsye se përse e mendoj këtë. E para shkrimet e Myftarajt kanë qenë të mbushura me fyerje dhe me sharje edhe për persona të tjerë publikë në Shqipëri. Dyshoj që të ketë ndonjë politikan apo njeri mediatik që t’i ketë shpëtuar mllefit të tij. Dhe kjo jo sot, por për vite me radhë.
Një herë diku nga fillimi i viteve 2000 ai u ndalua dhe u gjykua për nxitjen e urrejtjes fetare, në mos gaboj, por ky ishte i vetmi rast. Një rast që nuk e kam ndjekur me detaje dhe nuk di ta vlerësoj. Por në gjithë rastet e tjera, as antiterrori, as prokuroria, as shoqata gazetarësh dhe as NGO që protestojnë për cdo gjë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim kundër tij. As deklarata dhe sqarime dhe jo më rrugët normale ligjore që mund të merreshin në këtë rast për të mbrojtur individët e cënuar. Në rastin që sulmet e tij cënuan një ambasadore të huaj shteti veproi. Ky është një standart tipik i dyfishtë. Ligji o është i barabartë për të gjithë, ose jo. Ai nuk mund të mbrojë një ambasadore dhe të lerë jashtë një tjetër për të vetmen arsye se është nënshtetas shqiptar. Myftaraj mund të ishte përgjigjur para ligjit shumë herë, por këtë herë po përballet jo për fjalët e tij, por për hir të frikës dhe kompleksit që kemi ndaj të huajve.
E dyta, ligji nuk ka vepruar njësoj për të gjithë. Myftaraj është një prej atyre që i ka të mbushur shkrimet e tij me fyerje. Por sa të tjerë sorrollaten në shtypin shqiptar me duart ne xhepat e mbushur me dinamit. Sa derdhin helm madje edhe m… mbi kokat e personave publikë apo jo. Sa shpifin dhe nxitin urrejtje pa asnjë kriter deri mbi fëmijë të porsalindur apo adoleshentë, mëkati i vetëm i të cilëve është se prindërit e tyre janë persona publikë. Sa veta shkaktojnë trauma të përditshme në familje dhe nxisin një hakmarrje të heshtur por vrastare vetëm nga kënaqësia që po i bien në qafë dikujt. Ose nga xhelozia që nuk kanë arritur atë që ka arritur preja e tyre. A ka marrë masë ndonjë organ ligjzbatues ndaj tyre? A është shoqëruar ndonjë prej tyre në polici? A ka pasur ndonjë gjykatë që të marrë një vendim të drejtë pa pasur frikë nga shtypi apo nga politika që e përdor atë! Jo, asnjë rast! Ndaj ndalimi i Myftarajt është selektiv.
E treta, a janë të mbushur komentet e portaleve me mllef dhe neveri. A ka aty përditë thirrje të hapura për dhunë, vrasje, djegie, mallkime dhe deri kërcënime direkte ndaj personave të njohur. A ka vepruar qoftë edhe një herë të vetme ligji kundër tyre? Asnjëherë. Edhe kur Majlinda Bregu kërkoi një rregullim ligjor në këtë drejtim të gjithë qenë kundër saj. Ndaj ndalimi i Myftarajt është selektiv. Sepse duhej të kishte ndodhur shumë herë me persona të tjerë.
E fundit po jo më pak e rëndësishmja, po kaq acaruese, arrogante, nxitëse urrejtjeje dhe mllefi është edhe gjuha e politikanëve. Fjalimet e tyre në parlament apo jashtë, postimet në Facebook janë të shpesh më të këqija se sa shkrimet e gazetarëve më të pistë. A është dënuar ndonjë prej tyre për këtë? A ka mbajtur njeri përgjegjësi për shpifjet dhe mashtrimet e tij? Thuajse asnjëherë. Është thënë gjithnjë “kjo është politikë”, thuajse politika toleron edhe shkeljen e ligjit apo qëndron mbi të. Dhe kur kjo gjuhë politikanësh të papërgjegjshëm, mashtrues dhe ordinerë vjen në shtyp, faji kalon tek ai. Ndaj pa u përgjigjur qoftë edhe një prej shpifësve ndalimi i Myftarajt mund të konsiderohet selektiv. Ndaj sot, si një prej atyre që më shumë se të tjerë ka qenë në qendër të sulmeve dhe shpifjeve të Myftarajt, jam gati të them, se kur e drejta është selektive, ajo nuk është më drejtësi, por padrejtësi!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix14 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar14 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar14 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport14 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar14 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet14 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix17 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix17 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix19 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook