Lidhu me ne

Kryesore

Si të zgjatem?

SI TË ZGJATEMI

Gjatësia juaj varet shumë nga gjenet dhe mjedisi ku jetoni. Edhe pse shumica e faktorëve që përcakton gjatësinë tuaj është jashtë kontrollit, ka disa mënyra që ju mund të arrini potencialin tuaj maksimal të gjatësisë.

1.  Siç thamë gjatësia juaj varet nga gjenet. Ju mund të bëni një llogari të përafërt sa mund të jetë gjatësia juaj e përcaktuar nëpërmjet formulës së mëposhtme:

•  Nëse jeni mashkull:

(Gjatësia e babait + Gjatësia e nënës + 13 cm)/2

•  Nëse jeni femër:

(Gjatësia e babait + Gjatësia e nënës – 13 cm)/2

Gjatësia e nxjerrë nga kjo formulë do të jetë gjatësia juaj +/- 10 cm.

Kjo nuk është një llogari absolute por është për të krijuar një ide të përafërt.

2.  Mënjanoni konsumimin e produkteve që ngadalësojnë rritjen tuaj.

Meqënëse nuk ka shumë mënyra për ta rritur gjatësinë ne duhet të bëjmë çështë e mundur për ti mënjanuar faktorët që ngadalësojnë proçesin e rritjes. Disa nga faktorët që janë të dëmshëm për zgjatjen janë:

•  Droga

•  Alkoli

•  Duhanpirja Aktive dhe Pasive

Sipas studimeve është vërtetuar që fëmijët që kanë konsumuar duhan ose janë rritur në një ambient duhanpirësish janë më të shkurtër se fëmijët që nuk kanë konsumuar duhan apo femijët e rritur në një ambient jo-duhanpirësish.

•  Steroidet

Steroided pengojnë rritjen e kockave tek fëmijët e vegjël , rrisin tensionin e gjakut , si dhe ulin sasinë e spermës dhe shkaktojnë rënien e madhësisë së gjirit tek adoleshentët. Sipas studimeve është vërtetuar që fëmijët asmatikë të cilët nëpërmjet pompave marin doza të vogla steroidesh janë gjithmon 5-7 cm më të vegjël se moshatarët e tyre.

3.  Mos humbisni gjumin.

Me përhapjen e teknologjisë fëmijët dhe sidomos adoleshentët abuzojnë me gjumin. Një adoleshent  ka nevojë për 8.5 – 11 orë gjumë çdo ditë pasi proçesi i rritjes dhe i rigjenerimit të indeve bëhet kur trupi ndodhet në gjëndje qetësie. Nëse keni vështirësi të flini gjumë bëni një dushë të nxehtë ose pini një filxhan çaj.

4.  Konsumoni ushqim të shëndetshëm.

Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë për shumë vitamina dhe minerale pasi janë në proçese rritjeje.

•  Hani gjithmonë mëngjes.

•  Konsumoni ushqime me përmbajtje kalciumi (gjehet në perime, sidomos jeshile).

•  Ushqime me Vitaminë D  (peshku, kërpudhat).

•  Hani  vakte të rregullta gjatë ditës.

5.  Forconi sistemin tuaj imunitar.

Nëse sëmureni shpesh kjo ndikon në zgjatjen tuaj. Një imunitet i fortë shton mundësinë e zgjatjes tuaj.

•  Konsumoni ushqime të freskëta dhe me variatet.

6.  Bëni ushtrime.

Nëse do të kërkoni në internet do të gjeni shumë ushtrime të cilat mund tju zgjasin por asnjë nga ato nuk janë të vërtetuara shkencërisht.

7.  Mbajeni kurrizin drejt.

Shumë adoleshent kanë probleme me qëndrimin e tyre. Mundohuni ta mbani trupin sa më drejt dhe kokën lart. Kjo jo vetëm që shton mundësinë që të zgjateni por dhe ju jep një pamje më të bukur.

8.  Vizitoni mjekun.

Nëse ju vini nga një familje me pjestarë të gjatë dhe jeni të shkurtër deri nga mesi i adoleshencës tuaj drejtohuni një mjeku. Pengesë e zgjatjes tuaj mund të jenë sëmundje si mangësi e hormoneve ose ndonjë sëmundje autoimune. Konsultohuni me një mjek megjithëse këto raste janë shumë të rralla.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar2 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook