Rrëzohet qeveria Mustafa, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
Është votuar mocioni i opozitës për të rrëzuar qeverinë e Kosovës, kështu është prishur koalicioni Thaçi-Mustafa. Brënda 45 ditësh do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Nesër Presidentit Thaçi i duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Në momentin kur u votua për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të pranishëm ishin 114 deputetë në Kuvend. Nga të cilët, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenuan.
Kryeministri Isa Mustafa ka folur para se të votohej pro-rrëzimit ku tha se mocioni është pamflet politik pa baza dhe se është një tendencë për të fajësuar qeverinë, për keqpërdorimet dhe dëmet që kanë ardhur nga qeveritë e kaluara. Ai e ka quajtur të papranueshme një gjë të tillë. Në Kuvend ka patur përplasje mes LDK dhe PDK.
AAK ka thënë se Mustafës po i kthehet tradhëtia që i bëri VLAIN-it e Fatmir Sejdiut. Fatmir Sejdiu ka qenë presidenti i parë i Republikës së Kosovës në vitet 2008-2010 dhe ka qenë ish-kreu i LDK-së. GlaukKonjufca, ngaVetëvendosje ka thënë se këtë qeveri nuk ka nevojë ta rrëzosh pasi rrëzoi vetveten dhe se nuk do bashkëpunojë me PDK-në.
Ndërsa Fatmir Limaj, nga Nisma për Kosovën ka thënë se votimi i mocionit rezultoi me sukses, dhe se “Nga sot shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Krahas 30 nënshkrimeve nga deputetët e tri partive opozitare, mocioni ishte mbështetur edhe nga 8 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është në pushtet, si dhe 4 deputetë tjerë, kryesisht të pavarur.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu