Lidhu me ne

Kryesore

Pa ironi, qeveria organizon Natën Menderose—Rruga drejt Suksesit

Pa ironi, qeveria organizon Natën Menderose—Rruga drejt Suksesit

Në 13 maj, në orën 19:00, Ministria e Inovacionit do të organizojë tek Piramida Natën Menderose — Rruga Drejt Suksesit tek Piramida, me titullin origjinal FuckUp Night—Rruga drejt Suksesit.
Çuditërisht ka një titull shumë të përshtatshëm!
“Menderose — Rruga drejt Suksesit” duhet të ishte emërtimi i katër viteve të fundit të qeverisë Rama, i cili ka qënë në gjendje të menderosë gati të gjitha premtimet elektorale të bëra në vitin 2013, dhe prapë është në rrugën e suksesit në zgjedhjeve e ardhshme, pa praninë e opozitës.
Ata “i menderosën” Tiranën me një masterplan plot boshllëqe dhe gabime.
Ata “e menderosën” sistemin e drejtësisë me ligjin e vetingut i cili është i pamundur të zbatohet dhe me shumë shkelje kushtetuese të bëra gjatë rrugës.
Ata “e menderosën” zgjedhjet duke dështuar në implementimin e rekomandimeve të OSBE- ODIHR për reformën zgjedhore.
Ata “e menderosën” mbrojtjen e pasurive natyrore duke i shitur ato tek oligarkët.
Ata “e menderosën” Valbonën duke ndërtuar hidrocentrale.
Ka nevojë të vazhdoj më?
Le të shohim se çfarë do të thotë me të vërtet, një mbrëmje e quajtur “Fuck Up”. Sipas faqes zyrtare të organizatës:
FuckUp Nights është një lëvizje globale e lindur në Meksikë në vitin 2012 për të ndarë publikisht histrori të shkurtra dështimi në biznes. Qindra njerëz marrin pjesë në shfaqje për të dëgjuar tre ose katër sipërmarrës të cilët ndajnë me to dështimet e tyre. Çdo folës ka shtatë minuta kohë dhe duhet të përdorë 10 imazhe. Pas çdo folësi, ka një seksion pyetje/përgjigje, si dhe kohë për tu njohur me njëri – tjetrin.
Por në mënyrë tipike, Fuck Up Night e organizuar në Shqipëri nuk është regjistruar si organizim i krijuesve të saj dhe nuk ndodhet në faqen e tyre zyrtare. Idea thjesht është kopjuar (domethënë është vjedhur), dhe është përdorur si një mënyrë e këndshme e hapjes së “Javës së Inovacionit 2017”. Në ftesë, Ministrja e Inovacionit Milena Harito shkruan e entuziasmuar se:
Rruga drejt suksesit sjell historitë e fitores pas një dështimi, si një parakusht i suksesit.
Kjo shpjegon gjithçka. Në mendjen e qeverisë, dështimi është parakushti i suksesit. Pa dështim, nuk ka sukses. Në këtë rast, duket se qeveria e ardhshme do të jetë shumë e suksesshme, sepse do të jetë shumë “e menderosur”.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix8 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix8 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix8 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar9 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix9 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar9 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix9 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix9 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar9 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook