Shteti kinez ka zyrtarizuar zbulimin e depozitimit më të madh të arit në historinë moderne, pas gjetjes së gati 380 ton ar në një minierë.
Sasia e madhe e arit u zbulua në minierat e vendosura në rajonin Laizhou-Zhaoyuan në Kinën Lindore, ku gjenden edhe depozitat më të mëdha të arit në vend, me vlerë 22 miliardë dollarë.
Shtresa e arit në Kinën lindore është më shumë se 2.000 metra e gjatë dhe 67 metra e gjerë. Me kapacitet të plotë, miniera mund të prodhojë ar për 40 vitet e ardhshme.
Njoftimi u bë publik gjatë një konference për shtyp në Pekin të martën, nga grupi “Shandong Gold”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu