Rreth 20 kilometra larg Tiranës gjendet një nga perlat e natyrës së egër shqiptare, kanionet e Erzenit, ku përfshihen Syri i “Qiklopit” dhe Shpella e Pëllumbasit, një banesë e hershme e epokës së neolitit.
E njohur ndryshe edhe me emrin Shpella e Zezë, Shpella e Pëllumbasit është një nga 6 shpellat e rralla karstike që gjenden në Europë, duke paraqitur vlera shkencore, arkeologjike, kulturore dhe turistike për gjithë vizitorët e saj.
Në rrjedhën e Lumit Erzen, ndodhen edhe kanionet e rrëmbyer që sot po shfrytëzohen nga turistët për të ushtruar sportet ujore.
Uji i këtij lumi, që rrjedh në një terren shkëmbor prej shekujsh, ka krijuar kanione spektakolare. Në pjesën ku lumi ka një thyerje rreth 10 metra është krijuar një ujëvarë shumë e bukur brenda një guve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu