Kryesore
INSTAT, 30% e të rinjve as në punë dhe as në shkollë
“Në vitin 2016, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që nuk janë as të punësuar dhe as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 30% të të rinjve”- raportoi INSTAT në një studim të plotë që i bëri zhvillimeve në tregun e punës për vitin 2016.
Duke krahasuar të rinjtë që nuk janë të punësuar dhe as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim professional, sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat, 50,6% e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 28,4%.
Sipas të dhënave të INSTAT, forca e punës në grupmoshën 15-29 vjeç përbëhet nga 651 mijë persona. Nga të cilët, mbi 31 mijë persona janë vetëm me arsim fillor, 259 mijë me arsim 8 ose 9-vjeçar, 237.2 mijë me arsim të mesëm dhe 124 mijë me arsim të lartë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu