Lidhu me ne

Aktualitet

Dele gënjeshtare

Gazetarja Mira Kazhani sulmoi me anë të një shkrimi akademikun Artan Fuga, se gjoja statuset për situatën politike në Shqipëri i bën nga Parisi. Ajo pretendon se Fuga i frikësohet idesë se së bashku me shumë të tjerë do të humbasin vilat e bukura dhe panoramike që kanë në pronësi.

“Duan punë vilat për t’u mirëmbajtur. Po udhëtimet? Jetët paralele që të hanë shumë kohë e shpirt. Bëhet e mërzitshme çdo gjë në një periudhë të caktuar të jetës dhe nuk të ngacmon gjakun asgjë, veç gjakut! Po nëse e keni ndarë mendjen dhe nuk e keni thjesht narracion Republikën e Re niseni nga vetja që t’ju ndjekim me besim. Bëjeni fillimisht duke dorëzuar çdo përfitim nga ky sistem që ishte dhe është më shumë juaji, se imi dhe të tjerëve. Se sa herë mendoj:- që ja u dogj Shqipëria, me del në imagjinatë Artan Fuga që shkruan statuse nga Parisi dhe plot të tjerë që do shohin si shkojmë për lesh ne të gjithë nga televizori i madh, ata vetë në vilat e bukura dhe panoramike”, shkruante ndër të tjera Kazhani.
Por akademiku ka reaguar me një status të gjatë dhe thekson se nuk i drejtohet asaj që ka vënë firmën te ai shkrim, Mira Kazhanit, por porositësit, duke pretenduar se pas emrit të gazetares fshihet dikush tjetër që i ka dhënë urdhër. Fuga i konsideron këto shkrime si gënjeshtra dhe autorët e tyre dele që nuk e fitojnë dot bukën ndryshe. Ai i sfidon që të bëjnë të ditur se ku e ka vilën luksoze, ndërsa thekson se mësim jep në Tiranë, por edhe në Paris.
“Më thonë e më postojnë shkrime me burim një media në letër, ku si duket kanë vendosur të hidhen në fushatë shpifjesh ndaj meje. Nuk i drejtohem firmes qe vihet ne shkrime, nuk merrem me te, është e detyruar, por i drejtohem porositësit. Gënjejnë paturpësisht se unë statuset e mia i kam shkruajtur këto javë nga Parisi. Rrena. Si do të gënjeni ata qindra e qindra studentë që kanë bërë mësim me mua?
Po atë këngën : TRING zilja TRING zilja tingëllon, e këndon dot? Mos doni ta mbyllni në izolim Shqipërinë??? Paskam edhe vilë me hapje panoramike!!! Ah ta kisha pasur! Cfarë gënjeshtre e ndyrë! Qesharake. Kazan gënjeshtrash e mori e Mira e mori! Nuk e fitoni dot bukën ndryshe! Jetoj në apartament si shqiptar i mesëm. Po gjetët se diku kam vilë, hajde e më thoni. Ju lutem, më keni bërë të njohur, mos më bëni të famshëm, sepse dua të jetoj në modesti dhe në hije ku të bëj punët e mia. Dhe për t’ju përshëndetur, po postoj këngën e bukur: Blegërin delja, kënduar nga Vaçe Zela e madhe. Nuk mund ta bëj më mirë”, shprehet akademiku.
Reagimi i plotë i Artan Fugës:
Më keni bërë që të mos pi dot një kafe qetë në Shqipëri!
——————-
Më thonë e më postojnë shkrime me burim një media në letër, ku si duket kanë vendosur të hidhen në fushatë shpifjesh ndaj meje.
Përshkallëzohet censura, përplasja, fushata e shpifjeve, që vazhdon prej kohësh dhe që pasohet me iso edhe në rrjete sociale ku komentues të paguar, anonimë, nuk ekonomizojnë forcat e tyre në zellin e vet idiot kundër meje.
Nuk i drejtohem firmes qe vihet ne shkrime, nuk merrem me te, është e detyruar, por i drejtohem porositësit.
Mos e humb kohën kot!
Nuk dëgjoj fare nga ai vesh unë.
Fushatat kundër meje nuk kanë asnjë efekt negativ as mbi mua psikologjikisht, dhe as me ata qindra mijra persona në të gjithë Shqipërinë që më ndjekin dhe më besojnë.
Më shumë më faktorizoni.
I vetmi dëm që më bëni është se nuk paguaj dot asnjë kafe, në asnjë vend të Shqipërisë dhe në Kosovë, duke e pirë atë i vetmuar dhe në meditim. Ma paguajnë me ngulm dashamirës dhe miq.
Ma bëni këtë nder. Mos më jepni atë përmasë që as nuk e dua dhe as nuk e kam.
Debati është mes kryeministrisë dhe Cadrës të lirive Politike përballë.
Mos i ndryshoni drejtim duke e kaluar atë mes jush si aparate propagandistiko-politike me prapavija të njohura hollësisht dhe fije për fije nga unë dhe meje.
Nuk është ky debati në Shqipëri!
Mos e çvendosni agjendën e debatit dhe krizën diku gjetkë për ta harxhuar atje vëmendjen e opinionit publik.
Jeni gati të tregoni edhe se një elefant ka dalë nga kopshti zoologjik vetëm të tërhiqni gjetiu vëmendjen.
Nuk më tërhiqni dot në këtë kurth sepse këto taktika i shpjegoj për ditë në mësim brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sigurisht për ata që janë diplomuar për komunikim masiv dhe gazetari, jo për të tjerët.
Nuk kam kohë dhe as dëshirë të merrem me ju dhe shpifjet tuaja!
Gënjejnë paturpësisht se unë statuset e mia i kam shkruajtur këto javë nga Parisi. Rrena. Si do të gënjeni ata qindra e qindra studentë që kanë bërë mësim me mua?
Po atë këngën : TRING zilja TRING zilja tingëllon, e këndon dot?
Mos doni ta mbyllni në izolim Shqipërinë???
Se unë paskam linçuar me kritika kundërshtarët e z. Lulzim Basha në Partinë demokratike.
Gjejeni pra cilin, ku, për çfarë?
E vetmja që kam bërë është se nuk kam qenë dakord me disa që moskandidimin e disa deputetëve e quanin hall të madh, a thua se nga të gjitha anët duhet të kemi deputetë për jetë, herë në opozitë dhe herë në pushtet, pra herë me dorë në bakllava dhe herë në revani.
Deputet edhe opozitar edhe pasanik të privilegjuar prej këtij statusi nuk mund të ketë!
Unë i qendroj asaj që republika e re nuk duhet të lejojë askënd të ketë më shumë se dy mandate rradhazi si deputet.
Bëni një referendum me shqiptarët dhe shikoni rezultatet!
Paskam edhe vilë me hapje panoramike!!! Ah ta kisha pasur!
Si do t’u dilni përpara komshinjve të mi të nderuar që do të qeshin me barkun me dorë nga shpifjet tuaja!
Cfarë gënjeshtre e ndyrë! Qesharake. Kazan gënjeshtrash e mori e Mira e mori! Nuk e fitoni dot bukën ndryshe!
Jetoj në apartament si shqiptar i mesëm.
Po gjetët se diku kam vilë, hajde e më thoni.
Asnjë përfitim nuk kam pasur nga asnjë pushtet. E ritheksoj se shteti më ka miliona lekë për të më kthyer si pasuri familjare. Miliona.
Me to mund të ndêrtoj vila e kështjella sa të më dojë qefi. Por kthejini paratë e grabitura, mos vidhni me tendera e mos u shisni për dy lekë!
Por, edhe poqese do të kisha pasur vila si disa e disa, unë nuk luftoj për vete, as për ndonjë parti, por për qytetarin.
Vetë kam gjithçka duhet. Me bollëk.
Poqese qytetari nuk është me dinjitet por skllav, edhe unë jam keq!
Por, nuk kam ndërmend të zgjatem.
Ju lutem, më keni bërë të njohur, mos më bëni të famshëm, sepse dua të jetoj në modesti dhe në hije ku të bëj punët e mia.
Dhe për t’ju përshëndetur, po postoj këngën e bukur:
Blegërin delja, kënduar nga Vaçe Zela e madhe. Nuk mund ta bëj më mirë!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook