Ish Presidenti Bill Clinton pritet të botojë një libër vitin e ardhshëm, por kjo nuk do të jetë një autobiografi, siç bëjnë thuajse të gjithë presidentët amerikanë pasi largohen nga Shtëpia e Bardhë. Fjala është për një roman të tipit thriller.
Ish-Presidenti po bashkëpunon me romancierin mjaft të njohur James Patterson për të shkruar librin që pritet të botohet në qershor 2018. Titulli i romanit do të jetë “The President is Missing” (Presidenti mungon).
Clinton tha se puna për këtë libër që flet për një president në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë kënaqësi e madhe.
Edhe shkrimtari Patterson bëri një deklaratë, ku thoshte se bashkëpunimi me Bill Clintonin ka qenë kulmi i karrierës së tij dhe se ish-presidenti do t’u sjellë lexuesve nga një këndvështrim i brendshëm se ç’do të thotë të jesh president.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu