travelling

Ndodh rrallë që fluturimet, udhëtimet me avion të jenë vendime të çastit pasi këto të fundit kërkojnë jo pak kohë për t’u planifikuar. Kjo do të thotë që pasi bileta prihet, janë vajzat ato kryesisht që mendjen e kanë çfarë do të veshin në vendin që do të vizitojnë, çfarë do të marrin me vete, si t’i kombinojnë veshjet që të dalin bukur në foto etj. Por përpara se të mendoni për këto, së pari duhet të zgjidhni veshjet me të cilat do të udhëtoni që sigurisht duhet të jenë të rehatshme! Pikërisht ky është momenti kur shumë njerëz gabojnë pasi zgjedhin veshje jo të përshtatshme. Më poshtë do të lexoni të gjitha veshjet që nuk duhet të vishni gjatë një udhëtimi me avion.
Veshjet e komplikuara si paliçetat apo jumpsuite-t
Para se të zgjidhni veshjen tuaj të udhëtimit, mendoni se çfarë do të bëni atë ditë. Shmangni veshjet nëse pjesa e siperme eshte e qepur me pjesen e poshtme, ose qe kane shumë zinxhirë, kopsa etj.
Mos vishni kurrë rrobat tuaja më të mira
Turbulencat e aeroplanit dhe ushqimet apo pijet pa kapakë mund të shkatërrojnë veshjen tuaj të preferuar. Nëse keni ndalesa (tranzite) udhëtimi bëhet edhe më i lodhshëm ndaj duhet të zgjidhni veshje komode.
Shapka me gisht
Jo vetëm veshjet por edhe këpucët duhet të jenë të rehatshme. Zgjidhni këpucë të mbyllura e pa tak.
Pëlhurat kruajtëse (si leshi apo mëndafshi) mund të jenë edhe më të bezdisshme për shkak të luhatjeve të temperaturës në avion.
Parfum i rëndë
Shmangni aromat e rënda kur udhëtoni