
Kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në mëngjes ka pasur një takim me diplomatin Samuel Žbogar në zyrat e tij në Parlament. Mediave iu ka rënë në sy flamuri shqiptar që gjendet në kabinetin e kryetarit të Parlamentit.
Xhaferi e ka bërë të ditur më parë se flamuri shqiptar do të jetë në zyrën e tij.
“Në zyrën time, siç e lejon ana ligjore, do të jetë i pranishëm flamuri kombëtar”- ka theksuar kryeparlamentari shqiptar në Maqedoni, Talat Xhaferi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu