Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka treguar se nuk kishte dëshirë që në këtë moment të zgjidhej në krye të shtetit.
“Qëllimi im ka qenë të drejtoja fushatën. Vijmë në një situatë të tillë që opozita vë disa kushte dhe thotë se nuk do të hyjë në zgjedhje. Unë s’kisha asnjë dëshirë, as në një të ardhme, që të zgjidhesha në një Parlament ku nuk është opozita”- theksoi Meta.
“LSI pa mua do të shpërthejë, në kuptimin e mirë të fjalës. E para, LSI ka qenë partia që është ndeshur me garat me të egra të politikës shqiptare dhe ka mbijetuar me sukses. Dhe tjetra, LSI ka një mbështetje nga gjithë të rinjtë e Shqipërisë” tha Ilir Meta përsa i përket drejtimit të LSI në mungesë të tij.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu