Miliarderi norvegjez Kjell Inge Roekke, dikur peshkatar, bëri pasuri në industrinë e naftës dhe do të fillojë t’i dhurojë pjesën më të madhe të parave duke financuar një anije kërkimi e cila do largojë plastikën nga oqeani.
Anija do të operojë në partneritet me organizatën mjedisore WWF. Ai iu bashkëngjit në këtë nismë miliarderëve të tjerë, përfshirë Bill Gates, Warren Buffet dhe Mark Zuckerbeg.
“Dua t’ia kthej shoqërisë pjesën e madhe të asaj që e kam fituar”- ka thënë ai në një intervistë për gazetën Aftenposten.
Anija e kërkimit do të ketë 30 anëtarë ekuipazhi, me hapësirë për një staf shkencor prej 60 personash dhe disa laboratorë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu