Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, e njohur për rolet e saj në Portokalli dhe Al Pazar do të rikthehet në ekran.
Në jetën e saj kanë ndodhur shumë ndryshime që nga koha e fundit kur ka qenë në ekran. Ajo tashmë është martuar dhe është mama e një vajze. Megjithatë kanë mjaftuar pesë muaj nga lindja për Rudinën për t’u rikthyer në televizion. Tashmë do e shohim në një rol krejt të ri, në drejtimin e një emisioni që siç thotë në spot do të përmbajë politikë, aktualitet, argëtim, shoëbizz, kuice etj. etj. me një titull tërheqës “Mos i fol shoferit”. Programi që do të transmetohet në Ora News, nis më 5 maj dhe do të shfaqet çdo të premte në orën 22.15.
Shoferi…i programit është Rudina. Forcohet gara e programeve të së premtes.
https://www.facebook.com/rudina.dembacaj/videos/10212823974173697/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu