Kreu i PD-së i është përgjigjur deklaratës së djeshme të Edi Ramës, se PD-ja kishte vetëm 48 orë kohë për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve ose në të kundërt partia do të ishte pjesë e të shkuarës.
Duke folur nga çadra, Basha iu përgjigj Ramës me një tjetër ultimatum.
Ja çfarë deklaroi Basha:
Grushti i njerëzve dhe kapoja i tyre na paska dhënë 48 orë kohë që të bëhemi pjesë dhe alibia e teatrit të kukllave që do të vazhdojë vjedhjen e shqiptarëve, që asgjë të mos ndryshojë, që kryebashkiakët kriminelë të jenë ende, që drejtorët e administratës të vazhdojnë të vjedhin.
Përgjigja ime është kjo: Ke vetëm 48 ditë para se të shpallim luftë totale për të rrëzuar republikën e vjetër.
Mos bindja civile duke nisur që në datën 7 maj nga kryeqyteti i demokracisë, Kavajën për tu shtrirë në çdo qytet e shqiptar, për të kulmuar në datën 18 qershor kur shqiptarë do të marrin kontrollin e vendit të tyre.
Harroje se mund të trembësh apo të blesh PD e këtë bashkim të madh qytetar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu