Lidhu me ne

Kryesore

Lubonja: Rama ‘vrau’ PD dhe LSI-në

 

lubonja
Zgjedhja president e Ilir Metës na kujtoi edhe një herë atë shprehjen e Ramës “S’keni parë gjë akoma”, që në këtë rast do të mund të vazhdonte me: “Mund t’ju bëj edhe Metën president”.
Reagimet e publikut ndaj kësaj çudie të radhës qenë të pritura. Videot me Metën që thotë të nëntëdhjetenëntat për Ramën dhe Ramën që thotë po ashtu të nëntëdhjetenëntat për Metën janë përhapur me shpejtësi të paparë në rrjetet sociale. Ngjarja konsiderohet si një zbritje edhe disa shkallë më poshtë e degradimit të politikës sonë. Megjithatë ta reduktosh tërë këtë histori, si çudi personash që nuk u ka mbetur fije morali dhe respekti jo vetëm për të tjerët, por edhe për veten, apo si lojë e papërgjegjshme midis dy personash që mblidhen një herë te Gjiri i Lalëzit dhe hanë ngjala dhe pas katër vitesh te pazari i peshkut dhe hanë peshk, e vendosin për fatet tona, është e gabuar.
Nëse do të përdorja një metaforë që besoj se e kuptojnë mirë ata që njohin kompjuterin, do të thosha se darkat e Ilir Metës dhe të Edi Ramës me peshk dhe ngjala duhen parë në këtë histori si ato imazhet (Screensaver) që shohim kur kompjuteri bie në stand by për të mbrojtur ekranin. Por po të lëvizësh pak mausin, mbrojtësi i ekranit me këto fytyra zhduket dhe del realiteti dramatik që qëndron prapa këtyre imazheve: mungesa gjatë këtyre 25 vjetëve edhe e elementëve më të thjeshtë të demokracisë në Shqipëri.
Sot opozita, dhe jo vetëm, ka vënë kujën: “demokracia në rrezik!”. Po përpara se të vëmë këtë kujë, duhet të shtrojmë pyetjen: A kemi qenë ndonjëherë demokraci gjatë këtyre 25 vjetëve? Nëse fjalën do ta përkthejmë siç e ka kuptimin: pushtet i popullit, s’besoj se do ta quante kush demokraci këtë tonën. Sikur të kishim pasur sadopak demokraci në këtë kuptim kjo që ndodhi nuk do të mund të imagjinohej e jo më të ndodhte. Problemi është se te ne të gjithë e dimë se ka 25 vjet që pushteti është i disa bandave në luftë të vazhdueshme për të eliminuar njëra-tjetrën në ndarje të territorit dhe të përfitimeve nga grabitja e shqiptarëve. Kjo që po ndodh thellë-thellë është kalimi në një stad kur lufta midis bandave ka njohur një zhvillim të ri. Sot banda e Edi Ramës me lëvizjen që kreu po synon të vrasë me një gur një bandë e gjysmë kundërshtare. Njëra bandë është PD, e cila, duke u përjashtuar nga parlamenti ka shumë gjasa që për katër vjet të tretet si opozitë, por edhe po të hynte në zgjedhje këtë fat do të kishte. Gjysma e bandës tjetër është LSI, që duke dalë nga roli i ndërmjetësit në luftën midis dy bandave kryesore, humbet këtë funksion dhe bëhet targeti i radhës për bandën e madhe.
Por ngulmoj edhe një herë se është e gabuar që kjo t’i dedikohet thjesht zotësisë apo maskarallëkut të Ramës e Metës siç thonë disa. As paaftësisë së Bashës apo korruptimit të disa ambasadorëve, siç thonë disa të tjerë. Sigurisht këta kanë përgjegjësitë e tyre në këtë që po ndodh, por Edi Ramës e Ilir Metës dhe ambasadorëve të tyre as nuk do t’u shkonte ndërmend të bënin këtë që bënë sikur partitë (dhe këtu e kam fjalën për të tria, jo vetëm për PD-në) të përfaqësonin vërtet popullin dhe jo një grusht njerëzish që kanë vjedhur e grabitur sistematikisht këtë vend.
Problemi më i thellë i kësaj që po ndodh është se te ne ka kohë që shtrohet pyetja: A ka kuptim që të kemi disa parti për të përfaqësuar vetëm këtë grusht njerëzish? Deri dje ishte kështu, pasi ky grusht njerëzish përdornin edhe PS, edhe PD për të grabitur shqiptarët, sepse njëra bandë kishte Tiranën, tjetra kishte Shqipërinë. Ndodhte kështu edhe pasi deri dje populli, gjithsesi, besonte më shumë se këto banda mund t’u sillnin ndryshim, prandaj dhe ai grushti i njerëzve, për t’u mbrojtur, punonin me të dyja palët. Sot është krijuar një situatë kur nga njëra anë punët e kësaj pakice varen kryekëput nga partia e Ramës dhe nga ana tjetër populli i ka hequr shpresat se mund të sjellë ndryshim me këto banda. Ai prandaj i është nënshtruar statukuosë duke zgjedhur ose ikjen nga vendi, ose punësimin në plantacionet e kanabisit që menaxhohen nga banda në pushtet. Këtu duhet të shtojmë faktin se vitet e fundit grushtit të njerëzve në fjalë u janë shtuar me shumicë edhe ata krerë grupesh kriminale që aq më pak kanë nevojë të ketë opozitë, sepse punët i kryejnë me policinë që e ka maxhoranca.
Pra, Ilir Meta dhe Edi Rama nuk duhen parë si lojtarët e vetëm në eliminimin e PDsë. Ata duhen parë në kontekstin e sistemit të grabitjes që kanë ngritur së bashku me “rremtarët” kriminalë me të cilët bashkëpunojnë për të çuar anijen shqiptare drejt theqafjes përfundimtare. Eliminimi i PD-së në udhëtimin e tyre drejt kësaj theqafjeje po mundësohet pikërisht nga logjika e punës dhe e interesave të këtyre njerëzve. Nëse do të kërkojmë përgjegjësinë e PDsë në këtë lojë, duhet thënë se kryesorja është se ajo ka aplikuar të njëjtën logjikë, pra se nuk ka ditur të jetë përfaqësuese e popullit. Prandaj thirrjet e Berishës për “revolucion demokratik” tingëllojnë sot si ato thirrjet e atij bariut që gënjeu disa herë njerëzit se ujku po i hante delet, dhe, kur ujku erdhi vërtet, nuk shkoi më njeri që t’ia shpëtonte. /Panorama
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske14 orë më herët

15 thënie për politikën: Votoni për njeriun që premton më pak- ai do të jetë më pak zhgënjyes!

Ju ftojmë të lexoni disa thënie të zgjedhura që flasin për politikën: Vaclav Havel: “Nuk ka më komunist se ish-komunisti që...

Mix14 orë më herët

10 vendet më paqësore në botë

Instituti për Ekonomi dhe Paqe, ka publikuar rezultatet e tij për indeksin global të Paqes 2024, i zhvilluar nga 163...

Mix14 orë më herët

Qumësht me mjaltë – Baza e shëndetit

Mjalti bën çudira. Qumështi është shumë i mirë për shëndetin gjithashtu. Të dyja së bashku janë jo vetëm një kombinim...

Mix14 orë më herët

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm kryesisht tek medikamentet si paracetamoli,...

Mix15 orë më herët

12 këshilla për shkrimtarët e rinj nga Stephen King

Shkrimtari i njohur Stephen King në një intervistë për ”The Atlantic”, ndan disa këshilla ose, siç i quan ai, rregulla,...

Mix15 orë më herët

Mjalti është më i mirë dhe më efikas se antibiotikët

Hulumtimet sugjerojnë se mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e kollës . Dhe mund të jetë edhe më efektiv se...

Mix15 orë më herët

Pastrimi i vesheve te femijes, kujdes me kunjat e pambukut

Të kujdesesh për higjienën e fëmijës nuk është diçka e thjeshtë, duke qënë se kërkon një kujdes të veçantë. Edhe...

Mix15 orë më herët

Sa herë në ditë dhe si duhet t’i lajnë duart fëmijët?

Larja e duarve është një proçes shumë i rëndsishëm, sepse parandalon transmetimin e mikrobeve. Shpesh ua bëjmë këtë pyetje fëmijëve “A...

Mix15 orë më herët

Threads: 20 milionë përdorues aktivë mujorë

Mark Zuckerberg njoftoi se Threads ka arritur 20 milionë përdoruesve aktivë mujorë që nga dhjetori 2024. Mark Zuckerberg, CEO i...

Radar16 orë më herët

Kuvendi i errësirës

Nga Irena Beqiraj Kur Helena Kaçe e Partisë Socialiste tejkaloi Lenka Cukon e Partisë së Punës duke thënë që: “E meta...

Facebook