Kritike
Lista e Rilindjes, biznes dhe para
Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar pas zyrtarizimit të listës së PS për kandidatët për deputet. Në një postim në Facebook, Blushi thotë se kjo listë nuk përfshin asnjë intelektual, por vetëm biznes dhe para.
Reagimi i Ben Blushit:
Lista e Shqipërisë që nuk duam
Pashë listën e Rilindjes së plakur. Asnjeri nga artet, nga sporti, nga shkenca, nga Universitetet, asnjë student, asnjë mësues, asnjë mjek, asnjë i varfër, asnjë emigrant, asnjë njeri që ëndërron. Vetëm biznes, biznes, biznes, para, para dhe administratë e kalbur dhe e lodhur. As punë, as djersë, as poezi, as muzikë, as shpirt, as mendim dhe as dhimbje nuk ka ajo listë. Kjo është Shqipëria që Duan dhe jo Shqipëria që Duam!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu