Lidhu me ne

Aktualitet

Turqia bllokon aksesin në Wikipedia

Turqia ka bllokuar aksesin në enciklopedinë online Wikipedia, një nga faqet më popullore në mbarë botën. Nuk dihet ende përse është vendosur ky ndalim, por grupi Turkey Blocks tha se faqja nuk ishte e aksesueshme që prej orës 08:00 me orën lokale, sipas urdhrave të autoriteteve turke. Sidoqoftë, ky urdhër provizor do të duhet të marrë mbështetje nga një gjykatë në ditët e ardhshme.
Sapo lajmi i ndalimit u bë i ditur, mediat sociale kanë reaguar njëzëri dhe disa përdorues dyshojnë se kjo mund të jetë një përpjekje për të ndrydhur kritikat në faqen personale të presidentit Recep Tayyip Erdogan në Wikipedia. Ky i fundit fitoi ngushtësisht në referendumin e 16 prillit për zgjerimin e pushtetit të tij, një çështje që e ka përçarë thellësisht vendin.
Një përdorues në Twitter vuri re se në Wikipedia, mbi referendumin turk, ka një pikë mbi polemikat dhe sjelljet e pahijshme zgjedhore, ku citohen pretendimet se qeveria ka ndrydhur fushatën kundër referendumit përmes arrestimeve, kontrollit të medias dhe shtypjes politike.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore23 orë më herët

I referohet Sali Berishës me “Bufi i Kënetës”, Rama shpjegon tiparet e shpendit: I rrezikshëm, helmues dhe specie armiqësore

Edi Rama Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama, në deklaratat e tij publike i referohet kreut të PD si “bufi...

Mix1 ditë më herët

Ja çfarë duhet të bëni menjëherë nëse doni thonj më të fortë

Thonjtë e dobët ose të thyer janë një problem i zakonshëm, veçanërisht nëse i lyeni vazhdimisht ose aplikoni xhel. Megjithatë,...

Mix1 ditë më herët

Kendrick Lamar dhe Meghan Markle na vërtetuan se këto xhinse po rikthehen në modë

Një trend i dikurshëm po kthehet në botën e modës dhe këtë e kanë konfirmuar disa nga emrat më të...

Mix1 ditë më herët

A duhen përdorur lugët prej druri në kuzhinë?

Lugët prej druri janë një ikonë e kuzhinës tradicionale, por debati për sigurinë e tyre nuk shuhet kurrë. Disa njerëz...

Temporal1 ditë më herët

90% e studentëve janë vajza, djemtë zgjedhin të emigrojnë

Edhe pse raporti i studentëve që regjistrohen në ciklet e studimeve bachelor është në rënie konstante vit pas viti, një...

Radar1 ditë më herët

Arrestimi i Erion Veliajt, Hila: Skemë e ngjashme me arrestimin e komandantëve të UÇK!

Analisti Dritan Hila ka krahasuar arrestimin e Erion Veliajt me atë të komandantëve të UÇK-së, të cilët mbahen në paraburgimin...

Kryesore1 ditë më herët

Shqiptarët mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, për fat të keq vazhdojnë të votojnë Edi Ramën

Fatbardh Kadilli shprehet se në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama do të marrë mandatin e 4-t rradhazi, ndërsa...

Sport1 ditë më herët

10 sportistët më të paguar në botë

Për të dytin vit radhazi, Cristiano Ronaldo kryeson renditjen e sportistëve më të paguar në botë, me të ardhura vjetore...

Mix1 ditë më herët

“Nuk kam takuar kurrë më dikë si ai”/ Dashuria e madhe e Meryl Streep për aktorin John Cazale që vdiq një vit pasi filluan të bashkëjetonin

Ndonjëherë duket sikur asgjë në jetë nuk vjen falas dhe se për të realizuar një ëndërr duhet të paguajmë një...

Kioske1 ditë më herët

Rënia e Velisë është rënia e Edi Ramës

Fundi i Ramës, njeriut që erdhi si shpresë për vendin dhe përfundoi si kapo e një bande keqbërësish Në 12...

Facebook