Është publikuar lista me kandidatët për deputetë që Partia Socialiste pritet të zyrtarizojë sot gjatë mbledhjes së Kryesisë.
‘Panorama’ ka publikuar listën me 12 qarqe, ku vërehen lëvizje të shumta të kandidatëve që nga zgjedhjet e 2013-ës.
Në Tiranë, Saimir Tahiri sposton Pandeli Majkon në krye të listës, ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea janë prurjet e reja në këtë qark.
Drejtimin e listës së Durrësit e ka marrë ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, e cila pasohet nga deputeti Fidel Ylli.
Mimi Kodheli ka kaluar në Kukës, për të udhëhequr listën në këtë qark, ndërsa Ilir Beqja, Ditmir Bushati, Taulant Balla, Lindita Nikolla dhe Bledi Çuçi drejtojnë listat në Dibër, Shkodër, Elbasan, Lezhë dhe Gjirokastër.
Elisa Spiropali ka arritur të ngjitet e dyta në listën e Fierit që kryesohet nga Gramoz Ruçi, ndërsa zv/kryeministri Niko Peleshi drejton Korçën.
Kryeministri Edi Rama edhe këto zgjedhje ka preferuar të jetë i pari në qarkun e Vlorës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu