LSI gati listën, emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 18 qershorit
Lëvizja Socialiste për Integrim ka gati listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Një pjesë e emrave janë publikuar në media, ndërsa zyrtarimi i tyre pritet të bëhet sot, me dorëzimin e listës në KQZ.
Fushatën në qarkun e Tiranës do e drejtojë këtë vit ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ndërkohë që pjesë e listës janë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe deputetët Luan Rama e Kejdi Mehmetaj.
Ashtu siç është njoftuar më parë, Monika Kryemadhi do kryesojë listën në Elbasan, Nasip Naço Beratin, Vlora i është besuar Shezai Rrokajt, Fieri Petrit Vasilit, në Korçë i pari është vendosur Edmond Panairit, Durrësin e kryeson Lefter Koka, ndërsa fushatën në Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër e drejtonë Agron Çela, Përparim Spahiu dhe Vangjel Tavo. Ende nuk dihet kush do të jetë i pari në listën e LSI për qarkun e Kukësit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu