Lidhu me ne

Kryesore

Njerëzimi në numra: 10 fakte që nuk i dini mbi popullsinë në botë

Njerëzimi në numra: 10 fakte që nuk i dini mbi popullsinë në botë

Jemi më shumë se 7 miliardë banorë, kur do të bëhemi 10? Cila është mosha mesatare? E dini që 62 persona kanë një pasuri të barabartë me atë të 3.6 miliard banorëve. Po që 663 milionë persona nuk kanë ujë. Ndërkohë që numri i personave që kanë celular është më i madh se sa ata që kanë një tualet. Sa njerëz kanë jetuar deri tani mbi Tokë? Njerëzimi në numra
7miliardi.900x600
1- Sipas World O meter jemi më shumë se 7,4 miliardë. Vendi me popullsinë më të madhe është Kina, me 1.4 miliardë, pas saj vjen India me 1.29 miliardë.
 
2
2- Sipas People Reference Boureau (PRB), një OJF që punon për qeverinë amerikane, ka llogaritur se në Tokë kanë jetuar 108 miliardë banorë. Kjo do të thotë që aktualisht, se ne që jetojmë tani jemi vetëm 6.68% e të gjithë popullsisë që ka jetuar në Tokë.
3
3- Në vitin 1.000, popullsia e botës ishte 400 milion banorë. Ne vitin 1750 ajo ishte dyfishuar në 800 milionë. Dhe në vitin kur Napoleoni u bë perandor, në 1804, popullsia arriti në 1 miliard banorë. Ajo u dyfishua 123 vjet me pas dhe arrit në 3 miliard në vitin 1960. Pas 40 vitesh, ajo është dyfishuar përsëri dhe në 31 tetor të vitit 211, popullsia e botës arriti në 7 miliardë banorë.
4
4- Në 2050 popullsia do të arrijë në 10 miliardë dhe 70% e tyre do të jetojnë në qytete. Edhe pse është shtatëfishuar në dy shekujt e fundit, 11 miliardë nuk do të arrijmë deri ne shekullin e XXII. Kjo për shkak të uljes së lindjeve.
5
5- Shpërthimi demografik, më shumë se me rritjen e numrit të lindjeve lidhet me uljen e numrit të vdekjeve, për shkak të përmirësimit të kushteve te jetës, ushqimit, ruajtjes së shëndetit, ilaçeve dhe mjekimeve të reja, edukimit, uljes së numrit të vatrave të luftës. Në vendet e Europës Perëndimore, mosha mesatare është 80.3 vjeç, në SHBA dhe Kanada, 79.3, ndërsa ne Afrikën Subsahariane, ajo është vetëm 51.5 vjeç.
6
6- 663 milion persona nuk kanë ujë, ndërsa 2.4 miliard nuk kanë tualet. Ndërkohë që numri i personave që kanë celular është më i madh se sa ata që kanë një tualet.
7
7- Sipas UNICEF, çdo ditë në botë lindin 353 mijë fëmijë, ose 18.9 lindje për 1000 banorë.
8
8- Sipas National Geographic, nëse të gjithë banorët e Tokës do të viheshin sup më sup me njëri-tjetrin, ata do të krijonin një kuadrat 1300 km katrorë, pak a shumë sa sipërfaqja e Romës ose Los Anxhelosit.
 
9
9- Sipas të dhënave të Oxfam, në vitin 2015, vetëm 62 persona kishin një pasuri të barabartë me atë të 3.6 miliard banorëve, ose gjysmës më të varfër të popullsisë botërore. Në vitin 2010, ishin 388. Rezultati: Pasuria e 62 personave më të pasur është rritur me 44% nga 2010 deri sot, një llogaritje e barabartë me më shumë se 500 miliardë dollarë. Në të njëjtën periudhë, pasuria e gjysmës më të varfër të popullsisë botërore është zvogëluar me pak më shumë se 1.000 miliardë dollarë (41%).
 
10
10- 52% e popullsisë botërore është nën 30 vjeç. 1.8 miliardë janë mes 10 dhe 24 vjeç. Bota ka popullsi të re, edhe pjesa më e madhe e tyre jeton në 48 shtetet më pak të zhvilluara.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook