Pas dështimit të 3 raundeve të para dhe pas kërkesës së socialistëve se presidenti duhet të zgjidhej deri të premten, ose përndryshe vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme, forumet e Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodhën me urgjencë dhe iu propozuan socialistëve dy kandidatura. Të parin renditën Petrit Vasilin dhe të dytin Ilir Metën.
Kryesia e PS vendosi në mënyrë unanime, që nga këto dy kandidatura të mbështesë atë të zotit Ilir Meta.
“Është një president që realisht është i lidhur me të gjithë, ka qasje tek të gjithë, flet me të gjithë, u thotë të gjithëve çfarë mendon. Këtë punë do të bëjë edhe si president. Një zgjidhje ideale edhe për PD-në, pavarësisht se mund të dalë e të thotë çfarë të dojë tani. Ilir Meta është i prerë për të qenë me të gjithë dhe me asnjë”- deklaroi kryeministri Edi Rama.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu