Lidhu me ne

Kryesore

11-vjeçarja shqiptare shpallet nënkampion bote në shah

klean-shuqja-shah-470x291Historike për shahun shqiptar! Talentja shqiptare 11-vjeçare, Klean Shuqja, ka bërë mrekullinë në përfundim të kampionatit botëror të shkollave që po zhvillohet në Iasi të Rumanisë për grupmoshën e vajzave U-13. Në përfundim të shtatë raundeve të botërorit, e reja Shuqja është kurorëzuar nënkampione e botës në garën “Blitz” mes 59 bashkëmoshatareve.
Shahistja shqiptare u rendit e dyta, por me pikë të barabarta (6.5) me kampionen e botës, rumunen Ema Obda. Shuqja ka qenë fenomenale në konkurrimin e saj, duke arritur 6 fitore dhe vetëm një barazim, atë ndaj shahistes rumune Ema Obada në raundin e pestë të kampionatit botëror. Kampione kombëtare e padiskutuar në moshën e saj, Shuqja ka shpërthyer me talentin e saj tashmë edhe në arenën ndërkombëtare.
Një figurë të mirë po bën në këtë garë edhe 8-vjeçari Aleksi Kote, i cili një ditë më parë kaloi me sukses kundërshtarin rus, duke siguruar fitoren e tretë në pesë takimet e zhvilluara. Midis 89 pjesëmarrësve në seksionin “Open-U9”, Kote renditet në vendin e 32-të dhe në sfidën e radhës do të përballet me bashkëmoshatar vendës. Ndonëse në inferioritet moshe prej 1 viti me kundërshtarët, i riu Kote po përballet me dinjitet duke shënuar rezultate pozitive.
Në këtë seksion garon për herë të parë edhe Daniel Agolli, i cili deri tani ka siguruar fitoren e parë në nivel ndërkombëtar dhe duke shpresuar se përvoja që po merr së bashku me Ajkuna Agollin do t’u shërbejë në të ardhmen.
Federata Shqiptare e Shahut përfaqësohet në këtë botëror me shahisten Rozana Gjergji si arbitre. Ndërkohë, sekretarja e Përgjithshme e Federatës, Majlinda Pilinçi, tha se janë mbyllur regjistrimet për Europianin e shkollave që zhvillohet në Budva në muajin 10-20 qershor, ku do të përfaqësohen me Ajkuna Agollin, Daniel Agollin, Elisa Isufin, Adrian Gurin, Aleks Koten, Klean Shuqjen dhe Lambion Salihajn.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook