
David McAllister ka reaguar për herë të parë pas dështimit të negociatave në Tiranë. Me një status në rrjetin social Facebook, ai shprehet se në disa prej çështjeve u arrit dakordësia, por çështja kryesore, ajo e qeverisë teknike, nuk gjeti mirëkuptim nga maxhoranca.
Statusi i McAllister:
Prej javësh Shqipëria kërcënohet nga një krizë serioze politike në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për në qershor. Në Tiranë kam shkuar për të sheshuar përplasjet midis qeverisë dhe opozitës. Në disa çështje patëm shpresë dhe bëmë përparim. Por çështja kryesore e datës së zgjedhjeve dhe formimit të një qeverie kalimtare teknike, nuk kishte mirëkuptim. Tani është koha, konsensus politik për të kapërcyer bllokimin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu