Lidhu me ne

Kryesore

Njihuni me mësuesin e “të gjitha lëndëve”

Njihuni me mësuesin e “të gjitha lëndëve”

Mehmet Pashaj ankohet në emisionin “STOP” për peripecitë që po detyrohet të kalojë nga Zyra Arsimore në Kamëz.
Ai ka një diplomë në Biologji-Kimi dhe ka dhënë mësim prej 10 vitesh, por transferimet e shpeshta nga një shkollë në tjetrën, e kanë detyruar të japë edhe Histori, Informatikë, Gjeografi, Edukim Fizik dhe Edukim Muzikor.
Nga një shkollë në Qenam, Bathore e Paskuqan, derisa e pa veten në mes të katër rrugëve.
Përfaqësuesi i Zyrës Arsimore në Kamëz, Sulejman Keta thotë se Pashaj është konfliktual dhe ka probleme me pijen, por kjo nuk e ka penguar ZA-në ta emërojë në periudha të caktuara edhe nëndrejtor shkolle…
Megjithatë, pas ndërhyrjes së emisionit “STOP”, Mehmet Pashajt iu dha një vend pune në profilin e tij.
“Unë quhem Mehmet Pashaj, me 2 universitete, i dyti është për Biologji-Kimi në Universitetin e Tiranës. Jo me ekuivalencë, por i plotë, duke i dhënë të gjitha lëndët në provimin shtetëror. Kam punuar për rreth 10 vjet në arsim, jam rikthyer para 2 vitesh dhe kam punuar në 6-7 shkolla në Zyrën Arsimore të Kamzës.”
Mehmet Pashaj tregon se Zyra Arsimore në Kamëz ka bërë që ai të transferohet shpesh në shkolla të ndryshme në Qenam, Bathore e Paskuqan dhe të japë mësim edhe në lëndë si Informatikë, Edukim Fizik, Histori, Gjeografi dhe Edukim Muzikor, në të cilat nuk ishte i profilizuar. Ai rrëfen se aktualisht është pa punë dhe se ka bërë ankimim të protokolluar tek ZA-ja e Kamzës, por ende nuk ka marrë një përgjigje rreth vendimit të largimit të tij nga puna.
Gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua Zyrës Arsimore Kamëz për të komunikuar me përfaqësuesin e saj, Sulejman Ketën.
Sulejman Keta – “Zoti Pashaj ka qenë fillimisht, ka qenë në Qenam mësues dhe ka një praktikë për vlerësimin e punës së mësuesve, ku nga shkolla 9-vjeçare në Qenam është vlerësuar me mjaftueshëm. Megjithatë ai është emëruar Nëndrejtor në shkollën 9-vjeçare “Tahir Sinani”, Paskuqan”.
Gazetarja – Nga mësues me mjaftueshëm e keni bërë nëndrejtor?
Sulejman Keta – Është bërë Nëndrejtor, po.
Gazetarja – Por si bëhet ky me mjaftueshëm nëndrejtor?
Sulejman Keta – E, ja ashtu është bërë dhe pastaj drejtori i shkollës e shkarkoi me këtë motivacion: Mosrealizim të detyrës si nëndrejtor, konsumim të pijeve alkoolike gjatë orarit të punës, largim para kohe nga institucioni arsimor për shkak të dy punësimit. Vlerësimi vjetor i performancës së punës ka qenë i dobët, nuk ka qenë bashkëpunues me anëtarët e tjerë të drejtorisë. Pra, është pushuar si nëndrejtor. Ky është motivacioni. 
Sulejman Keta – Atëherë, për ta sistemuar në sistemin arsimor, që mos ta lemë pa punë, ne e kemi përdorur këtu-aty në shkolla të ndryshme dhe së fundmi e kemi çuar te shkolla “Azem Hajdari”, Paskuqan, jashtë profilit të tij.
Gazetarja – Po, jepte Fiskulturë.
Sulejman Keta – Jepte Edukim Fizik.
Gazetarja – Më fal, ky tani nga profesor, mësues Kimie, si mund të japë Fiskulturë? Si ndodh një gjë e tillë? Ka dhënë edhe Informatikë, Fiskulturë, të gjitha ky…
Sulejman Keta – Jo, Informatikë s’ka dhënë. Ky nga nëndrejtor ka dhënë Biologji-Kimi, ka bërë edhe disa zëvendësime dhe së fundmi shkoi te shkolla “Azem Hajdari”. Te shkolla është marrë vendim pezullimi për ta kaluar në dispozicion të Zyrës Arsimore.
Mehmet Pashaj shprehet se pas komunikimit që pati emisioni “STOP” me Zyrën Arsimore, atij iu ofrua një vend pune në profilin e tij, si dhe në disa lëndë të tjera, gjë që nuk kishte ndodhur për 7 muaj.
“Dua t’ju falenderoj juve me shpirt, edhe në emër të fëmijëve të mi, që mundësuat punësimin tim brenda rregullave dhe normave.  Unë nuk kërkuar asnjëherë mëshirë dhe nuk do kërkoj!”
Pavarësisht faktit që Mehmet Pashaj është pezulluar nga puna për konsumim të pijeve alkoolike gjatë orarit të punës, pas përballjes që emisioni “STOP” pati me Zyrën Arsimore në Kamëz, ai u punësua sërish dhe fatmirësisht në profilin e tij./tvklan.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore16 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar16 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix17 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar17 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar17 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook