Në një artikull të Karen Rubin, e cila prej rreth 30 vitesh prezanton mënyrat më të mira për të eksploruar kultura dhe destinacione të reja, fton ndjekësit e saj të vizitojnë Shqipërinë, një vend të cilin ajo e quan destinacioni i ri që po zhvillohet shpejt. Mënyra më e mirë sipas saj, për të eksploruar Shqipërinë është udhëtimi me biçikletë.
Historia e një vendi pa fat, është përkufizimi në artikullin e Rubin. Ajo tregon të tashmen e një vendi që po zhvillohet shumë shpejt, i cili nuk ngjan me atë ç’ka Shqipëria ofronte 10 vite më parë e që sipas saj padyshim nuk do të ketë asgjë të përbashkët me atë që Shqipëria do të jetë 10 vite më pas.
“Ejani për të parë se procesi i zhvillimit në Shqipëri është absolutisht emocionues”- citohet Rubin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu