Lidhu me ne

Kryesore

Dallimet e dy kandidatëve Macron – Le Pen

Më 7 maj, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen luftojnë në betejën finale të presidencialeve franceze. Ish-bankieri 39-vjeçar, fitues i raundit të parë, renditet në krye në të gjitha sondazhet, që nuk u gabuan kësaj radhe më 23 prill.
Nëse do të fitojë, ai do të bëhet presidenti më i ri në historinë moderne të vendit dhe i pari president që nuk del nga dy partitë e mëdha. Po ku qëndron kandidati i pavarur në raport me çështjet kyçe, që ngjallin shqetësim sot në Europë?
Së pari, Macron është një proeuropian, ndryshe nga Le Pen që premton ta nxjerrë Francën nga BE-ja, duke ndjekur shembullin e Britanisë në vitin 2016. Me Macron kjo nuk do të ndodhë, edhe pse kandidati i qendrës e ka bërë të qartë se dëshiron të bëjë disa ndryshime, të cilat do ta forcojnë edhe më shumë bllokun europian.
Macron është për forcimin e kufijve të BE-së, por konsideron se politikat e rrepta franceze të sigurisë i kanë shënjestruar padrejtësisht myslimanët. “Asnjë fe nuk është problem në Francën e ditëve tona”, pati deklaruar gjatë një mitingu elektoral tetorin e vitit të kaluar.
Kontrolli mbi emigracionin – sipas tij, nuk duhet menaxhuar në nivel kombëtar. Në thelb, favoriti për Pallatin “Elize” është proemigrantëve dhe proglobalizimit.
Marine Le Pen, nga ana tjetër, premton dorë të fortë në raport me emigracionin. “Franca duhet të mbetet Francë”, është motoja e udhëheqëses së ekstremit të djathtë. Lupa negative e saj për myslimanët përfshin ndalimin e simboleve fetare në të gjitha vendet publike, pa përjashtuar perçen.
Ndër zotimet e tjera të kandidates populiste është edhe ai që parashikon të mos i garantohen shërbimet shëndetësore bazë të huajve pa dokumente të rregullta qëndrimi. Antimyslimanizmi [sht[ mjaft i pranish[m n[ fjalimet e 48-vjeçares dhe shumë francezë përcjellin nëpër anketa bindjen se partia e saj paraqet një kërcënim për demokracinë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix3 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix3 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix3 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix3 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar3 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix3 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix3 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Facebook