Qeverisja e re e presidentit republikan të SHBA-ve Donald Trump, ka vendosur që të ulë buxhetin e programit amerikan të USAID-it në shtetet e ballkanit, së paku për 30%.
Për Kosovën, buxheti i Amerikës që jepet nëpërmjet projekteve do të ulet për 31%. Nga 39.5 milionë $ sa ishte buxheti i USAID-it për vitin e kaluar, këtë vit buxheti për Kosovën, do të jetë rreth 30 milionë $. Për Shqipërinë ulja është rreth 66%.
Siç raportohet, programi amerikan i USAID-it për Malin e Zi, do të mbyllet në këtë vend.
Ndërkohë, shtetet e tjerë të Ballkanit po ashtu do të kenë ulje nga projektet që mbështeten nga shteti amerikan. Bosnja dhe Hercegovina do të ketë ulje buxheti për 28%, në Maqedoni buxheti do të ulet për 31%, ndërsa në Serbi për 33%.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu