Lidhu me ne

Kryesore

Universitetet ndryshojnë sistem: Maturantët regjistrohen vetë


Universitet
Me qëllim për të shmangur revoltat, panikun apo pakënaqësitë që u shkaktuan vitin e kaluar nga regjistrimi në universitet, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka vendosur të ndryshojë procedurën e regjistrimit.
Tashmë secili maturant do të ketë mundësinë të regjistrohet dhe të çregjistrohet vetë nga programet e studimit ku dalin fitues. Një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e kërkesave të vetë maturantëve dhe të drejtuesve të universiteteve, me qëllim shmangien e situatave të pakëndshme të krijuara më herët.
Vitin e kaluar, secili maturant zgjidhte 10 preferenca për vazhdimin e studimeve të larta dhe nëse rezultonte fitues në të 10 preferencat, ai mbante “peng” dhjetë vende deri në momentin kur regjistrohej në fakultetin e dëshiruar. Sipas ministres Nikolla, një gjë e tillë ishte ndërtuar për t’i dhënë mundësinë më të mirëve që të zgjidhnin degën e preferuar dhe më pas gjithë të tjerët hynin gradualisht në sistem pas disa raundesh.
Përveç këtij ndryshimi, nuk parashikohen procedura të reja për sa i përket regjistrimit në universitet. Nota mesatare minimale e kërkuar është 6 ndërsa çdo fakultet ka përcaktuar kriteret e veta të pranimit

Viti i ri akademik, ja kriteret e pranimit në universitete


Universitetet nuk do të kërkojnë rritje të tarifave, por do të shtohen kuotat. Zbardhen kriteret e pranimit në Fakultetin e Drejtësisë, të Ekonomisë, të Shkencave Sociale, të Gjuhëve të Huaja dhe të Universitetit të Mjekësisë.
 
fakulteti-filologjik-universiteti-i-tiranes
Për vitin e ri akademik 2017-2018 nuk do të ketë rritje të tarifave të studimit nga Ministria e Arsimit. Në fakt, universitetet të cilat tashmë gëzojnë një autonomi më të madhe në caktimin e tarifave dhe kuotave, nuk kanë kërkuar rritje të pagesës për studimet, por vetëm rritje kuotash.
Për vitin e ardhshëm pritet që Universiteti i Mjekësisë të kërkojë 300 kuota shtesë, ndërsa Universiteti Bujqësor 200 kuota më shumë se viti paraardhës.
Këto kërkesa nga universitetet bëhen në bazë të kapaciteteve infrastrukturore të mjediseve akademike dhe numrit të pedagogëve. Nxënësit që do të konkurojnë për në universitet, edhe këtë vit duhet të kenë notën minimale mesatare 6.
Kriteret e pranimit në universitete
Tashmë çdo universitet përcakton vetë kriteret e pranimit, duke i dhënë peshë specifike provimeve të detyrueshme të maturës shtetërore, atyre me zgjedhje dhe mesatares gjatë tre viteve të gjimnazit.
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë
Në udhëzimin e dhënë nga Fakulteti i Drejtësisë, kriteret janë 50% nota mesatare e tre viteve duke përfshirë provimet e maturës shtetërore dhe 50% grupi i lëndëve të përcaktuara nga ky fakultet. Këto lëndë, me 10% secila, janë: gjuha dhe letërsia shqipe, qytetaria, historia, ekonomia dhe gjuha e huaj. Për këto lëndë do të llogaritet nota mesatare përgjatë gjithë viteve që janë zhvilluar.
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë
Edhe Fakulteti i Ekonomisë në UT ka zgjedhur të njëjtat kritere vlerësimi, ku 50% zë nota mesatare përgjatë tre viteve të shkollës së mesme së bashku me provimet e maturës shtetërore, ndërsa pjesa tjetër zihet matematika me 15%, ekonomia me 15%, fizika me 10% dhe gjuha e huaj me 10%.
Universiteti i Mjekësisë
Universiteti i Mjekësisë ka vendosur të vlerësojë me 35% mesataren aritmetike të provimeve të maturës shtetërore, 35% mesataren e të tre viteve të shkollës së mesme dhe 30% lëndët kimi, biologji dhe fizikë, secila me një peshë nga 10%.
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
Për t’u pranuar në këtë fakultet, nota mesatare e tre viteve të gjimnazit përbën 50% të vlerësimit total, ndërsa nota mesatare e tre provimeve të detyrueshme të maturës (gjuhë dhe letërsi shqipe, matematikë dhe gjuhë e huaj) përbëjnë 40%. Pjesën tjetër të vlerësimit, 10%, nxënësi do ta marrë në bazë të provimit me zgjedhje të një prej lëndëve si qytetari, sociologji, filozofi, histori, gjeografi, psikologji, biologji, ekonomi dhe teknologji.
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Më e thjeshtë duket procedura për nxënësit që do të duan të studiojnë në një nga degët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Sipas udhëzimit të dhënë nga Senati i Universitetit të Tiranës për këtë fakultet, studenti duhet të ketë mesataren e thjeshtë mbi 6, e cila rezulton nga mbledhja e notave të tre viteve dhe notave të marra në provimet e maturës shtetërore pjesëtuar me numrin në total të notave të mbledhura.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix3 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix3 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix3 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix3 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar3 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix3 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix3 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Facebook