Faqja e parë në internet, ende e vizitueshme edhe në adresën http://info.cern.chshpjegonte se çfarë ishte Rrjeti, si të hyje përmes linqeve dhe dokumenteve që mund të publikoheshin nga përdorues të tjerë dhe si të zhvilloje serverin tënd.
Informaticioni anglez Tim Berners-Lee e krijoi faqen e parë të internetit në vitin 1989, ai në atë kohë ishte i angazhuar në Gjenevë në CERN (Organizata Europiane për Kërkime Bërthamore).
Projekti u hartua për të lehtësuar shkëmbimin ndërmjet studiuesve të ndryshëm të institutit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët virtuale, e cila më vonë do të bëhej paraardhësja e internetit.
Para idesë gjeniale të Berners-Lee, studiuesit e Cern përdornin kode të ndryshme mes tyre, duke komunikuar kështu vetëm përmes transferimit të dosjeve nga një kompjuter në një tjetër, përmes disketave.
Vetëm në 1993 projekti, i quajtur World Wide Web doli për publikun, duke revolucionarizuar botën.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu