Bashkia e Tiranës prej kohësh po eksperimenton me “vijat e bardha”. Në rrugët e kryeqytetit po shtohen format dhe ngjyrat e çuditshme që kanë marrë vijat e ndërprera, që sipas Kodit Rrugor i japin përparësi kalimtarëve përkundrejt makinave.
“Vijat e bardha” nuk janë rastësisht të bardha. Ligji përcakton qartë çfarë forme dhe ngjyre duhet të kenë shiritat e tërthortë në rrugë. Në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregulloren e Kodit Rrugor, përcaktohet qartë se “Shiritat e tërthorta, apo vijat e ndalimit, janë të vazhdueshme ose të ndërprera dhe me ngjyrë të bardhë. Ato të vazhdueshmet kanë gjerësi minimale 50 cm dhe përdoren nëpër kryqëzimet e pajisura me semaforë, në kalimet këmbësore me semaforë dhe atje ku është vendosur sinjali “Ndal dhe jep përparësi”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu