Sipas një studimi të kryer kohët e fundit të publikuar në Dhomën e Studentit, 20% e studentëve pranuan se do të kishin bërë një zgjedhje tjetër nëse do të mundeshin të ktheheshin pas në kohë.
Gjatë studimit, ku u pyetën 1,805 studentë, pjesëmarrësit u pyetën edhe për arsyet dhe konkretisht 18% e studentëve që ishin penduar thanë se nuk kishin bërë kërkimet e duhura përpara se të zgjidhnin degën.
Një tjetër faktor që sillte pakënaqësi ishte pozicioni gjeografik ku një e teta e studentëve të pakënaqur thanë se kishin zgjedhur një universitet shumë larg shtëpisë dhe po i njëjti numër studentësh deklaruan se ishte presioni i prindërve, bashkëmoshatarëve dhe mësuesve që kishte ndikuar ne zgjedhjen e institucionit arsimor.
Edhe pse shumë universitete ofrojnë mundësi për informimin e studentëve, 45% e studentëve thanë se nuk ishin të sigurt se ku mund të qartësonin pyetjet e tyre.
‘ Mos kini frikë të bisedoni me universitetet për t’u bërë atyre pyetje specifike rreth programeve të tyre dhe mundësive të punësimit sepse është më mirë të pyesni tani se të pendoheni më vonë për zgjedhjen tuaj.’
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu